TIRANE- Flakët kanë përpirë një apartament në katin e tretë të një pallati në rrugën “Shyqyri Ishmi”, shumë pranë tregut elektrik.(foto, apartamenti ne flakë) Gazetari Arsen Rusta informon se në momentin kur ka rënë zjarri në banesë ka pasur persona.  Njëri prej fëmijëve, pjesëtar i familjes ku ra zjarri ka pasur probleme me frymëmarrjen. Pas ndihmës së parë mjekësore fëmija është më mirë.

Zjarrfikësit ende nuk kanë arritur të izolojnë flakët ndërsa për arsye sigurie është bërë evakuimi i të gjithë banorëve të pallatit.

Dyshohet se shkak mund të ketë qenë një defekt në sobën e gatimit.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që një apartament përfshihet nga flakët në këtë lagje.
(sg/shqiptarja.com)