TIRANË- 2 makina janë shkrumbuar gjatë natës pas zjarrit që përfshiu një garazh.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50, në rrugën “Azem Galica”, në Paskuqan. Garazhi ishte në pronësi të E. H., ku për pasojë janë përfshirë nga flakët dhe 2 mjete të cilat ishin të parkuara aty.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, e megjithatë, po vijojnë hetimet.

B.K./Shqiptarja.com“Më datë 15.02.2021, rreth orës 02:50, në rrugën “Azem Galica”, në Paskuqan, ka rënë zjarr në garazhdin në pronësi të shetasit E. H., ku për pasojë janë përfshirë nga flakët dhe 2 mjete të cilat ishin të parkuara aty. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku aktualisht dyshohet se është ngjarje aksidentale”, njofton policia.
Komente

