TIRANË- Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.
Zjarri ka rënë në katin e tretë të një pallati, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, pasi familjarët nuk kanë qenë në banesë në momentin e ngjarjes. Raportohet paraprakisht se shkak është bërë një masë elektrike ose dyshohet që familjarët të kenë lënë pajisje elektrike ndezur.
Shqiptarja.com sjell video nga vendngjarja ku shihet se flakët e zjarrit kanë qenë të mëdha. Zjarrfikësja ka shuar në kohë zjarrin, duke mos përbërë rrezik për apartamentet përreth.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)