Tiranë, zjarr në një pallat, vdes
në ashensor nëna e një fëmije

Tiranë, zjarr në një pallat, vdes<br />në ashensor nëna e një fëmije
TIRANE- Një zjarr i rënë në kolonën e një ashensori në një pallat 10 katësh në zonën e Freskut në Tiranë është bërë shkak ditën e sotme për vdekjen e 1 personi.

Nëna e një fëmije 5 vjeç, e identifikuar si Drilona Durici, u gjet e karbonizuar brenda ashensorit, pavarësisht përpjekjeve të banorëve për ta nxjerrë të gjallë.

Nga vendgjarja, gazetari Driçim Çaka bëri të ditur se, zjarri ka rënë në kabllot e ashensorit e më pas është përhapur me shpejtësi në hapesira të ndryshme të pallatit.

Pikërisht në ashensor u gjet dhe trupi i pajetë i një gruaje të moshës 30 vjeç.

Sipas të dhënave të para dyshohet se gruaja ka gjetur vdekjen nga asfiksia dhe plagët e djegies të shkaktuara nga zjarri.

“Më datë 20.01.2017, rreth orës 10:00, në rrugën"Muhamet Deliu", në një pallat, ka rënë zjarr në kollonën e ashensorit, ku në brendësi të kabinës së ashensorit është gjetur i vdekur një person. Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur evakuimin e gjithë banorëve të pallatit”, konfirmoi më pas dhe policia.

Shërbimi zjarrfikës punoi rreth 1 orë për shuarjen e flakëve. Ishin 3 zjarrfikëse që bënë të mundur lokalizimin e flakëve deri në fikjen e plotë të tyre. 
Banoret thanë se zjarrfikëset mbërriten me vonesë.

30-vjeçarja u bllokua në ashensor
Një 30-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme pasi u dogj në brendësi të ashensorit të një pallati në zonën e Freskut në Tiranë. Zjarri i rënë në kolonën e ashensorit ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi, pasi ky ashensor punonte me vaj. 30-vjeçarja ka qenë në brendësi të ashensorit kur ka pikasur flakët dhe më pas ka tentuar ta hapë atë, por ka qenë i bllokuar. Ajo ka kërkuar ndihmë dhe banorët e tjerë të pallatit kanë shkuar për të hapur ashensorin, por nuk kanë mundur dhe trupi i saj u gjet i karbonizuar. Dëshmitarët thonë se hodhën kova me ujë në brendësi të ashensorit, por fatkeqësisht gruaja vdiq e djegur brenda kabinës së ashensorit.

Viktima nënë e një fëmijë 5 vjeç
30-vjeçarja që humbi jetën ishte nëna e një fëmije 5-vjeç dhe jetonte në një apartament bashkë me bashkëshortin dhe vëllain e saj. Ndërsa këta të dy ndodheshin në punë, dhe ishin larguar më herët nga banesa, fëmija ishte dërguar në kopsht, godinë që ndodhej pak metra larg pallatit që sot mori flakë.

Shkaku i zjarrit
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe gjetjen e shkakut të zjarrit.
Shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike në kabllot e ashensorit. Flakët më pas janë hapur me shpejtësi pasi ashensori punon me vaj.

Dëshmia: Gruaja ulërinte, nuk e shpëtuam dot
Ora 10 me 11:00 e paradites së sotme ka qenë një orë tmerri për banorët e pallatit tek zona e Freskut në Tiranë ku një zjarr i rënë në kolonën e ashensorit i mori jetën një personi. Zjarrfikëset që mbërritën me shpejtësi në vendngjarje evakuan banorët e pallatit, të cilët rrezikonin të asfiksoheshin dhe u shpërndanë maska oksigjeni. Dëshmitarë për Shqiptarja.com tregojnë se kanë dëgjuar thirrjet nga brenda ashensorit të një gruaje.
“Ajo ulëriste, ‘ndihmë’, ndërsa dilte tym nga ashensori. Ne u përpoqëm të hapim derën por nuk e hapëm dot. Morëm kova me ujë dhe i hidhnim tek dera e ashensorit, por nuk arritëm dot gjë”.

Si e morët vesh për zjarrin?
Ajo e gjora mbeti në ashensor brenda. Ku dinim ne gjë, ishim brenda nëpër shtëpiat tona.
Vetëm tymin pamë.

Kur patë flakët çfarë patë?
Morëm kova e legena me ujë ia hodhëm ashensorit.

Kishte person brenda?
Po kishte por nuk u hapte dera. Ajo ulëriste aty. Nuk u hapte dera. Unë zbrita që në kohën që mori flakë ashensori. Burrat hidhnin ujë. Në katin e dytë ishte flaka deri në katin e tetë hipi flaka pastaj


(Deshmia e gruas)



[gallery]20664[/gallery]
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët