Ashensorët problematik, 3 raste brenda pak orësh! Dy u përfshinë nga zjarri, te njëri u këput kabulli

Ashensorët e pallateve po kthehen në problematikë shqetësuese për banorët pasi pësojnë defekte nga më të ndryshmet. Nga mbrëmja e djeshme deri në mesditën e sotme janë raportuar 3 raste të ashensorëve që janë përfshirë nga flakët apo është këputur kabulli.

Pasditen e sotme, ka rënë zjarr në një prej ashensorëve te një kompleks në "Rrugën e Kavajës" në Tiranë. Një incident i ngjashëm ka ndodhur rreth orës 13:45 në ashensorin e një pallati në lagjen "1 maji" në Vlorë. Në asnjërin prej rasteve nuk ka rrezik për banorët, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Një tjetër ngjarje e rëndë me rast defektet në ashensor ndodhi edhe mbrëmë në ambientet e QSUT në Tiranë, ku u shkëput një nga kavot e ashensorit, duke lënë të plagosur barrelistin dhe një paciente.

Një ngjarje e rëndë ndodhi më 12 shtator të vitit të kaluar në zonën Astirit në Tiranë. 2 gra mbetën të plagosura, pasi u shkëputën kavot e një ashensori nga një pallat në zonën e Astrit. Ato ishin brenda ashensorit, kur kabulli i tij është shkëputur dhe është përplasur me fuqi në katin e parë. Njëra prej të plagosurave ishte shtatzënë.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!