Tiranë/ Bie ashensori në Astir, 2 të plagosura, njëra shtatzënë! Arrestohet tekniku i mirëmbajtjes, nën hetim i vëllai administrator i firmës! Aksidenti zbuloi skandalin, ISHMT: S'ishte certifikuar

TIRANË-Gjatë natës së kaluar një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën Astirit në Tiranë. 2 gra kanë mbetur të plagosura pasi ka rënë një ashensor nga një pallat. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pak minuta pas mesnate dhe të 2 gratë janë dërguar për në spital, ku njëra ndodhet ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tjetra është rikthyer në banesë. Ato kanë qenë brenda ashensorit, kur kabulli i tij është shkëputur dhe është përplasur me fuqi në katin e parë. Njëra prej të plagosurave është shtatzënë.

"Më datë 12.09.2021, rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur  ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve", ka njoftuar policia.

Dy gratë kanë qenë brenda ashensorit, kur ai përplasur me fuqi në katin e parë pas shkëputjes. Pallati është i kompleksit Fratari në Astir, me ndërtues Hajredin Fratarin. Pas kësaj ngjarjeje policia e kryeqytetit ka arrestuar teknikun e mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve të pallatit Dëfrim Shabani, ndërsa ka vendosur procedim në gjendje të lirë për vëllanë e tij Dritan Shabani i cili është administratori i firmës së mirëmbajtjes. 

Për Report Tv banorët shprehin shqetësim se mirëmbajtja e ashensorit nuk ka kujdesin e nevojshëm. Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, edhe zyrtarisht përmes një njoftimi, ka konfirmuar se ashensori i pallatit nuk rezulton i regjistruar.

"Sipas Ligjit 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore’, i ndryshuar Personi Përgjegjës i produkt/instalimit  nuk e ka bere regjistrimin e ashensorit pranë ISHMT.

Nga të dhënat e ISHMT për sa i përket raportimeve të Trupave të Autorizuara dhe të dhënave të tjera të siguruara nga ISHMT, rezulton se ashensori i cili ka pësuar "defekt teknik" duke shkaktuar aksident nuk ka qenë i inspektuar nga një Trupë e Autorizuar siç parashikon Ligji 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, i ndryshuar.

Në zbatim të legjislacionit për administrimin e ambienteve të përbashkëta, banorët e pallatit duhet të zgjedhin një administrator dhe është detyra e administratorit të kontraktojë një Organ të Miratuar, i cili bën kontrollin fillestar të ashensorit dhe atë periodik, për të vlerësuar nëse ashensori është në përputhje me rregullat teknike për garantuar sigurinë e përdoruesve.  Strukturat e ISHMT ne momentin e marrjes se njoftimit janë angazhuar maksimalisht ne bashkëpunim dhe me strukturat e tjera ligjzbatuese per zbardhjen e kësaj çështje", thuhet në njoftim.

Ende nuk ka informacion se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, ndërkohë që ka një version se rrëzimi mund të jetë bërë për shkak të ikjes së energjisë elektrike.  Ashensorët kanë prodhuar edhe më herët tragjedi ku në janarin e vitit 2017 në zonën e Freskut humbi jetën e reja Drilona Duriçi nënë e një fëmije 5 vjeç.

(Kliko këtu per të parë formularët e rregjistrimit të ashensorëve)

(Kliko këtu) Ja cfarë parashikon Kodi penal per shkeljen e sigurisë në punë

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:23
Aksidenti me 2 të plagosura në Astir/ Vihet në pranga tekniku i mirëmbajtjes së ashensorit të pallatit, nën hetim administratori i firmës

Tiranë- Vihet në pranga tekniku i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve, të kompleksit të pallateve “Fratari”, në Astir pas incidentit të ndodhur sot ku u këputën kavot e ashensorit dhe u plagosën 2 gra.

Është arrestuar Defrim Shabani, kurse i proceduar në gjendje të lirë është vëllai i tij Dritan Shabani administratori i firmës së mirëmbajtjes. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë mesnatës, dyshohet se duke qënë i punësuar si teknik i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve, në kompleksin e pallateve “Fratari”, nuk ka konstatuar problemin teknik që ka patur ashensori i njërit prej pallateve të kompleksit, i cili është shkëputur, duke rënë në gjëndje të lirë sëbashku me gratë që ndodheshin në të.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vihet në pranga tekniku i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve, të kompleksit të pallateve “Fratari”, në Astir. Proçedohet penalisht dhe administratori i firmës së mirëmbajtjes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë" të shtetasit D. Sh., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë mesnatës, dyshohet se duke qënë i punësuar si teknik i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve, në kompleksin e pallateve “Fratari”, në Astir, nuk ka konstatuar problemin teknik që ka patur ashensori i njërit prej pallateve të kompleksit, i cili është shkëputur, duke rënë në gjëndje të lirë sëbashku me disa shtetas që ndodheshin në të. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., 27 vjeçe, e cila ndodhet ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Po në vijim të veprimeve është proceduar në gjëndje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë" vëllai i tij shtetasi D. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmës ku ishte i punësuar vëllai i tij shtetasi D. Sh si teknik i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshem.

Ora 10:55
Ngjarja e rëndë në Astir rikthen në kujtesë tragjedinë  kur një nënë e re 30-vjeçare u dogj në ashensor në zonën e Freskut

Rënia e ashensorit mbrëmë në zonën e Astirit, ku një grua shtatzënë ka mbetur e plagosur rëndë, ka rikthyer në vëmendje tragjedinë e ndodhur në janar të vitit 2017 në Fresk në Tiranë.

30-vjeçarja Drilona Durici, nënë e një fëmije 5 vjeç, teksa po kthehej në shtëpi kishte dërguar djalin në kopsht hipi si çdo ditë në ashensor, por pa arritur në katin e tretë. Flakët përfshinë kabinën metalike, ndërsa gruaja ulërinte për të dalë.

Drilona humbi jetën në vend, ndërkohë që  asnjëherë nuk u mësua se kush ishin përgjegjësit e vërtetë.

Ora 10:16
Ashensori ra duke plagosur rëndë një grua shtazënë, Inspektorati Shtetëror Teknik për Report Tv: Nuk është certifikuar nga ne

1631434597_1631431680Sequence0300041507Still025.jpg

Ashensori i cili ra mesnatën e djeshme në Tiranë, duke lënë të plagosura 2 gra, njëra prej të cilave shtatzënë dhe që është në gjendje të rëndë, nuk është certifikuar nga Inspektorati Shtetëror Teknik.

Vetë ISHT i ka thënë Report Tv se për këtë ashensor nuk është plotësuar formulari i domosdoshëm për këtë qëllim, i cili kushton rreth 400 euro.

Ora 09:25
U plagos nga rënia e ashensorit, gruaja në gjendje të rëndë është shtatzënë! Rrezikon jetën

1631432512_Screenshot1.jpg

Gruaja e mbetur e plagosur rëndë nga ngjarja e rëndë e mesnatës së kaluar, ku një ashensor u rrëzua në zonën e Astirit në Tiranë, është shtatzënë. Ajo rrezikon jetën.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 13/09/2021 04:40

    Posi posi. Larg nga b..a te tere. Po sikur nje objekt ndertimi ndeerohet pasi merr nje leje nga organi kompetent, bashkia. Dhe ndaj paraqiten nje thes me dokumenta, sipas "ligjes" do te thonte edhe vete avokat Ngjela. Dhe ne keto dokumenta patjater do kishte dhe specifikime per ashensorin. Epo me tu ndertuar, sipas "lejes" gjasme, autoriteti prape kolaudon objektin. E pastaj regjistrohet ne himpoteke, e terci e verci. Sikur nuk duket te llafose njeri per keto. Policia jo e jo, e ka mbyllur hesapin me "teknikun". Ndonje "hetim" tutje tu mbi organin kompetent ska gjasa te kete. Shkurt, shyqyr dhe pa deme ne njerez. Taksirat i nje dhjece mije evro per shefat e policise.

    Përgjigju
  • Arbër: 12/09/2021 14:29

    Qeveri krimi e korruptuar është kjo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat