TIRANE- Flakët e zjarrit kanë përfshirë mëngjesin e sotëm një kompani audiovizuale të filmit. Zjarri ra rreth orës 7 00 të mëngjesit të sotëm, brenda ambienteve të ish-kinostudios në periferi të kryeqytetit.
Mendohet se zjarri ka rënë në studiot e kompanisë “AA production” e profilizuar në dublimin në shqip të filmave vizatimore dhe artistik.
Gjashtë zjarrfikëse, 4 të Tiranës dhe 2 të ushtrisë u angazhuan në operacionin për shuarjen e flakëve. Është dashur më pak se një orë që flakët e zjarrit të viheshin nën kontroll. Kjo për faktin se ishte e vështirë shuarja e flakëve për shkak të materialeve filmike që u përfshinë nga flakët, kryesisht kaseta.
Të pranishëm në vendin e ngjarjes kanë qënë edhe efektivë të RENEA-s, të gatshëm për të ndërhyrë në rast se rrezikohej jeta e ndonjë personi, gjë që fatmirësisht nuk ka qënë e nevojshme.
Fillimisht zjarri shpërtheu në një magazinë me poliesterol më pas zjarri ka përfshirë dhe një magazinë me materiale filmike.
Flakët e zjarrit shkaktuan dëme të mëdha materiale në kompaninë audiovizuale të filmit, ndërsa mendohet se shkak mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com