TIRANE - Një pallat është rrezikuar nga flakët e rëna në një vilë tre katëshe në zonën e Ali Demit në Tiranë, rreth orës 20:00.
Zjarri ka përfshirë një banesë private pranë vendit të njohur si Poligrafiku në zonën e Ali Demit, duke shkaktuar djegien thuajse totale të saj, si dhe të dy makinave që gjendeshin në garazh.
Forca të shumta policie dhe zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje, ndërkohë që u bë evakuimi i banorëve të pallatit pranë vilës private, për arsye sigurie.
Dyshohet se shkak për zjarrin të ketë qenë sistemi i gazit, ndërsa raportohet se nuk ka pasur asnjë të lënduar nga flakët e tij.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com