TIRANË – Një zjarr i fuqishëm ka rënë pasditen e sotme në rrugën "Shyqyri Bërxolli" pranë tregut Çam në një banesë private të kthyer në dyqan lulesh në pronësi të shtetasit më iniciale L.N.

Disa automjete zjarrfikëse shkuan mënjëherë në vendngjarje për të shuar flakët e zjarrit që përfshiu ndërtesën rreth orës 18:00. Nga zjarri nuk raportohet për të lënduar vetëm dëme të madhe materiale.

Tymi i shkaktuar nga zjarri u përhap në qendrën e kryeqytetit dhe mund të shihej dhe nga zona e Laprakës siç mund të shikoni dhe në fotot më poshtë.

Në fotot e dërguara nga një qytetar në redaksinë e Shqiptarja.com mund të shihni dhe flakët që kanë përfshirë ndërtesën pranë tregut Çam.

zjarri tregu cam me logo
(Zjarri në ndërtesën pranë tregut Çam në rrugën "Shyqyri Bërxolli") Foto te tjera
zjarri
(Zjarri në ndërtesën pranë tregut Çam në rrugën "Shyqyri Bërxolli")  Foto te tjera

tymi
(Tymi mund të dukej dhe nga Lapraka, foto Shqiptarja.com)

(Tymi mund të dukej dhe nga Lapraka, foto Shqiptarja.com)
(Tymi mund të dukej dhe nga Lapraka, foto Shqiptarja.com) Foto te tjera

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërsa grupi hetimor po vijon hetimet.

Njoftimi i policisë për ngjarjen
Tiranë Më datë 26.02.2016 në rrugën "Shyqyri Bërxolli", në një banesë private një katëshe, e kthyer në dyqan lulesh, në pronësi të shtetasit L. N., ka rënë zjarr. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe zjarrfiksët. Nga zjarri i rënë nuk ka të dëmtuar në njerëz por vetëm dëme materiale. Zjarrëfikësit po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)