TIRANE – Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme hyrjen e një pallati 12-katësh në kryqëzimin e Zogut të Zi në Tiranë e më pas është përhapur në të, duke bllokuar banorët brenda shtëpive të tyre.
Rreth orës 18:40 u njoftua se është bërë e mundur shuarja e zjarrit ndërsa banorët u evakuuan nga ballkonet; një opëracion ky që u vështirësua shumë nga prania e madhe e tymit.
Energjia elektrike në zonë u shkëput, gjë që shtoi edhe më tej vështirësitë e operacionit të shpëtimit ndërkohë që kanë ardhur në ndihmë forcat RENEA si dhe disa ambulanca.
Sipas dëshmisë së një banore të pallatit dhënë gazetarëve, tymi ka depërtuar brenda apartamenteve dhe ata janë detyruar të spostohen nëpër ballkone. Nuk janë ende të qarta shkaqet që çuan në rënien e zjarrit.
Rreth orës 19:00 Dilaver Laçi, drejtor i zjarrfikësve, u tha gazetarëve se pavarësisht nga situata “mjaft e vështirë”, zjarri u arrit të fikej plotësisht pa shkaktuar asnjë viktimë dhe se djemtë e tij po kontrollonin të gjitha apartamentet një nga një. Laçi shtoi se mes 100 personave të evakuuar ndodheshin edhe disa fëmijë të cilëve iu dha edhe një ndihmë e lehtë mjekësorë.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com