TIRANË- Një aksident tek kryqëzimi i ‘Vorrit të Bomit” në Tiranë ka ndodhur pak më parë ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Drejtuesi me iniciale I.G . ka aksidentuar këmbësorin shtetasin E.B., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Dretuesi i mjetit ka qëndruar në vendngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.