Tiranën e ndjek mallkimi, fiken 
dritat edhe në stadiumin e Vlorës

Tiranën e ndjek mallkimi, fiken <br />dritat edhe në stadiumin e Vlorës
Skuadrën e Tiranës vijon ta përndjekë mallkimi i fikjes së dritave në stadium.

Gjatë ndeshjes për javën e 14 të Superiores, Flamurtari-Tirana, një avari në sistemin elektrik ka përfshirë nga terri stadiumin e Vlorës. 

Kjo është hera e dytë brenda javës, pas derbit Tirana-Partizani, që gjatë ndjeshjes ikin dritat në stadium. 

Ndeshja është ndërprerë për 5 minuta, ndërsa ka rinisur pas riparimit të defektit, ndryshe nga derbi i kryeqytetit kur takimi u riluajt ditën tjetër prej minutës së 63-të.  

Ndërkohë, në një reagim, OSHEE ka sqaruar se shkëputja e energjisë elektrike ka ndodhur në një prej linjave që furnizonte stadiumin, ndërsa linja tjetër ka qenë gjatë gjithë kohës në gjendje pune. 

foto vlore
(Foto: Stadiumi "Flamurtari" në errësirë)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas