Tiranë- Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge e grup kriminal janë arrestuar nga policia e kryeqytetit.
Sipas njoftimit të bluve, të arrestuarit janë identifikuar si Juers Spahi dhe Redjan Allmuça.
“Juers Spahi, 31 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore Vercelli/Itali ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest me burg'' për veprat penale “Organizatë kriminale'” dhe “Trafik Narkotikesh” parashikuar nga Kodi Penal i Italisë;
![]()
Po nga këto shërbime u arrestua provizorisht edhe shtetasi Redjan Allmuça, 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata paraprake e hetimeve në Milano ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale “Trafik droge” dhe “Grup Kriminal”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë”, informoi sot policia.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve.
Xh.K/Shqiptarja.comKomente

