TIRANË- Një punonjës polici është vënë në pranga, pasi ka përdorur postin e tij për t'i marrë një diplomë në një universitet privat një personi, pa shkuar asnjë ditë në shkollë.
Burime zyrtare konfirmojmë se bëhet fjalë për E. SH., 47 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, Komisariati i Policisë Nr. 2. Sipas Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka ndërhyrë tek personat me funksione, të punësuar në një universitet privat, mundësoi pajisjen me diplomë të një personi, edhe pse ky i fundit nuk ndoqi për asnjë ditë procesin mësimor, në këmbim të përfitimit të shumës prej 1500 eurove.
Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.
Njoftimi i plotë
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) arreston një punonjës policie të dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Arrestimi i punonjësit të policisë E. SH., 47 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, Komisariati i Policisë Nr. 2, Tiranë u krye me urdhër të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për ekzekutimin e Vendimit të kësaj Gjykate mbi caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.
Punonjësi i policisë E. SH. dyshohet se duke ndërhyrë tek personat me funksione, të punësuar në një universitet privat, mundësoi pajisjen me diplomë të një shtetasi, edhe pse ky i fundit nuk ndoqi për asnjë ditë proçesin mësimor, në këmbim të përfitimit të shumës prej 1500 eurove.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
36.5%
-
Jo
59.9%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 3675
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestohet në Athinë i shumëkërkuari Jani Aliaj! U dënua me burg përjetë për vrasjen e Elton Çiços në ish-Bllok më 2016! Nëntë vite në arrati
3 Janar, 10:57
-
Ndërrimi i viteve, shefi i Rendit Publik për Report Tv: Prani të shtuar të efektivëve në sheshe, qendra tregtare dhe banka! Patrullim dhe në lokalet ku do të bëhen festime
31 Dhjetor 2024, 14:40
-
Policia Shtetit mesazh urimi për Vitin e Ri 2025: Më shumë bashkëpunim dhe besim për të mirën e përbashkët
31 Dhjetor 2024, 12:26
-
Bilanci i punës së drejtësisë në 2024! Eksperti i Sigurisë Për Report Tv: Goditja më e madhe, grupi i Suel Çelës! Xhani: Duhen hetuar lidhjet e krimit me politikën
30 Dhjetor 2024, 19:30
-
Mbledhja e qeverisë, shpërblim 10 mijë lekë për festat e fundvitit për punonjësit e policisë
30 Dhjetor 2024, 18:44
-
Kryepolici Ilir Proda urdhëron shlyerjen e pagesave të prapambetura për efektivët e Policisë së Shtetit, fondi 1,5 mld lekë! Sot pritet dhe shpërblimi për festat
30 Dhjetor 2024, 10:13
-
Proda inspekton Kakavijën dhe urdhëron vartësit: Asnjë pengesë artificiale për qytetarët në kufi, lehtësoni lëvizjen dhe bashkëpunoni me homologët
29 Dhjetor 2024, 21:40
-
Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri, ministri Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi në kufi! Proda-vartësve: S'dua pengesa artificiale!
29 Dhjetor 2024, 12:12
-
Të rinjtë përleshen me sende të forta, dhunohet djali i oficerit të krimeve! Sherri nisi në TikTok, 3 të shoqëruar
29 Dhjetor 2024, 12:05
-
Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon 'pilotët' me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!
27 Dhjetor 2024, 21:47
-
Festat/ Policia e Shtetit dhurata për fëmijët e Dëshmorëve të Atdheut
27 Dhjetor 2024, 20:39
-
Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat
25 Dhjetor 2024, 14:55