Tiranë / Arrestohet 'Kimi', kosovari i kërkuar në Gjermani për vrasje në një diskotekë (VIDEO)
Arrestohet në kryeqytet një shtetas kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është Shkëlqim Kastrati 23-vjeç i cili kërkohej për veprën penale 'vrasje me dashje', i dënuar më parë në shtetin gjerman për vrasje të mbetur ne tentativë.

Bashkë me 23-vjeçarin, në banesën e tij në Rrugën e Durrësit është vënë në pranga edhe A.S, 38 vjeç banues në Shëngjergj Tiranë, i cili figuron i dënuar edhe më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.
Gjatë kontrollit të banesës policia sekuestroi një armë zjarri SIG-SAUER, me fishekë që dyshohet se i përkiste 23 vjeçarit, Shkëlqim Kastrati, si dhe 7 paketime me lëndë narkotike “Canabis Sativass”, që dyshohet se i përkiste shtetasit A.S.
Policia shpalli në kërkim edhe pronarin e banesës A.Ll, i cili ia kishte dhënë atë me qira Shkëlqim Kastratit.
Policia gjermane ishte vënë në kërkim të Kastratit i njohur me pseudonimin Kimi, pas një vrasje të ndodhur në dhjetor të vitit 2017 në një disko në Schwarzwald-Baar-Kreis, vepër penale për të cilën kodi penal në Gjermani parashikon deri në 15 vite në burg.
Pas kësaj ngjarje Kastrati u shpall në listën e më të kërkuarve dhe fotoja e tij u vendos nga policia edhe nëpër aeroporte.