Shkodër/ Ishte dënuar me 5 vite burg, policia arreston shpërndarësin e drogës (EMRI)

Shkodër/ Ishte dënuar me 5 vite burg, policia arreston shpërndarësin e drogës (EMRI)

Foto ilustruese

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur ndalimin e një personi të shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Shkodrës.

Ai është Valentin Gjeloshi 30 vjeç, banues në lagjen "Skëndërbeg" në Shkodër i dënuar në Janar të këtij viti për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Gjeloshi është arrestuar më herët nga policia në vitin 2015, pas përfshirjes në një konflikt me armë ku mbeten të plagosur dy persona.

Gjatë ngjarjes së ndodhur në një lokal në zonë e njohur si 'Kisha e Madhe" u konfrontuan pronari i tij me disa klientë të cilët në gjendje të dehur po përpiqeshin të futeshin me forcë në ambientet e lokalit.

Gjatë përplasjes mbeti i plagosur pronari i lokalit dhe një nga klientët i cili ishte pikërisht i afërm me Valentin Gjeloshin. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja