Tiranë/ I riu që ktheu motrat në narkomane, shpallet në kërkim një 40-vjeçar! I lidhur me të dyja, u jepte kokainë

Tiranë/ I riu që ktheu motrat në narkomane, shpallet në kërkim një 40-vjeçar! I lidhur me të dyja, u jepte kokainë

Foto ilustruese

TIRANË- Një 40 vjeçar nga kryeqyteti është vendosur nën hetim për shpërndarje  droge, mbasi një përdoruese kërkoi ndërhyrjen e policisë dhe e denoncoi se ai po i mbante peng të motrën.

Ilirjan Kazuni po hetohet në mungesë sipas një mase të shpallur nga gjykata e Tiranës e cila ka bindjen se i dyshuari që e kishte të dashur denoncuesen e ktheu në përdoruese. Më pas ai krijoi lidhje intime edhe me motrën e saj,  me të cilin nisi fshehtas bashkëjetesën duke i ofruar edhe asaj kokainë.

Prokuroria thotë në fashikull se rasti i shtëpisë së kokainës u zbulua nga një incident xhelozie midis dy motrave. Më e madhja e bindur për tradhtinë kontrolloi befasisht banesën dhe zbuloi se kishte pasur të drejtë për tradhtinë e po ashtu u ballafaqua dhe me një të vërtetë tjetër të hidhur, edhe motra e vogël ishte kthyer në përdoruese.

Prokurorja e çështjes Rovena  Zoto në shkresat që disponon shpjegon se vajza me emrin Erjona nisi bashkëjetesën me shpërndarësin e po ashtu edhe kokainën.

“I dashuri ma ka siguruar disa herë kokainën dhe nuk e kam kallëzuar mbasi kisha marrëdhënie me të shprehet e reja në polici”, tregon ajo.

Një muaj para ngjarjes e reja u nda prej 40-vjeçarit dhe sakaq kishte dyshime që ai kishte nisur raport me motrën e saj të vogël. Këtë të fundit e gjeti në një apartament të marrë me qira nga çifti.

“Kur e pashë motra ishte në gjendje të droguar”, thotë në polici denoncuesja.

Mirëpo, e zhgënjyer prej të dyve ajo këmbëngul në dëshmi se shpërndarësi e mbante forcërisht në banesë. Megjithatë  ky version nuk u vërtetua  nga policia që mori në pyetje edhe motrën tjetër.

Gjatë kontrolleve në këtë banesë që gjendet në rrugën ‘Gjon Muzaka’  policia thotë se lëndë narkotike kanabis e kokainë, peshorja elektronike  si dhe sendet që përdoren për ambalazhimin e dozave i përkasin Kazunit dhe për këtë arsye ai u referua vetëm për shpërndarje dhe jo për pengmarrje.

Përpos këqyrjes së vendngjarjes prokuroria ka administruar rrëfimet e të dyja motrave, që të dyja tanimë përdoruese. Përdorimi i drogës pranohet tanimë që është një problem në kryeqytet. Zyrtarisht policia deklaron se çdo muaj në sallën operative administrohen 70 deri në 80 telefonata nga qytetarë rastësore që konstatojnë përdorim droge në ambiente publike apo pranë shtëpive të tyre./TCH

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Shtator 1992/ Azem Hajdari: Kur shkoj te fëmija im në darkë dhe ai më pyet

Shtator 1992/ Azem Hajdari: Kur shkoj te fëmija im në darkë dhe ai më pyet "Pse deshe të më lësh jetim?” Dhe unë dua t'i them...