Tiranë/ Ishin bllokuar te shpella e Pëllumbasit, shpëtohen 2 turistë francezë, 5 orë operacion te "Gryka e Skoranës" (VIDEO)

2 turistë francezë që kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur "Gryka e Skoranës", te shpella e Pëllumbasit janë shpëtuar nga policia e Tiranës.

Policia e Tiranës njofton se pas më shumë se pesë orësh kërkime, arritën të gjejnë dhe të shpëtojnë 2 turistët që kishin mbetur të bllokuar te Gryka e Skoranës afër “Shpellës së Pëllumbasit”, pa ujë dhe pa ushqim.

Para mesnatës, shërbimet e Policisë i gjetën të bllokuar në një zonë të thepisur, pasi kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit të natyrës.

Pasi iu kanë dhënë ndihmën e parë, për shkak të terrenit te rrezikshëm, shërbimet e Policisë kanë kërkuar shërbime të specializuara për t’i nxjerrë në këmbë turistët nga vendi ku ishin bllokuar deri ku i priste ambulanca.

Dy turistët janë dërguar në spital dhe aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Në ndihmë të tyre kanë shkuar Njësia Alpine e FNSH Tiranë dhe shërbime të Repartit Special RENEA, të cilët kanë ndërhyrë për nxjerrjen e turistëve nga vendi ku kishin mbetur të bllokuar dhe së bashku me shërbimet e tjera të Policisë i kanë shoqëruar me këmbë turistët, deri në vendin ku i priste ambulanca.  

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë