Tiranë/ Shoferi me 17 gjoba gjen METODËN e gabuar për t'i shpëtuar ndëshkimit (VIDEO)

TIRANË - Një shofer 31-vjeçar që lëvizte me makinë edhe pse kishte 17 masa adminsitrative të pashlyera, u arestua nga policia pasi në momentin që ju konstatuan gjobat e pashlyera i dha policëve rrugorë ryshfet.

"Policia Rrugore e Tiranës arreston një drejtues mjeti për korrupsion aktiv. Në funksion të kontrolleve policore parandaluese, nga rrugorët e kryeqytetit është arrestuar në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, drejtuesi i mjetit me iniciale A. S., 31 vjeç, i cili pas verifikimit se mjeti që ai drejtonte rezultonte debitor me 17 masa administrative të pashlyera, me qellim shmangien e sanksioneve ligjore të parashikuara për shkeljen, i ka ofruar agjentit verifikues një shumë të caktuar lekësh", thotë policia në një njoftim, teksa shpërndan edhe vidoen ku duket që shoferi i jep 6 mijë lekë të rinj efektivit të policisë rrugore.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin