Tiranë/ Shpërndante kokainë në bllok, arrestohet 39-vjeçari, procedohet në gjendje e lirë e motra, pengoi hetimet! Në banesë iu gjetën 100 doza

Tiranë/ Shpërndante kokainë në bllok, arrestohet 39-vjeçari, procedohet në gjendje e lirë e motra, pengoi hetimet! Në banesë iu gjetën 100 doza

Një 39-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se shpërndante doza me kokainë në zonën e ish bllokut në Tiranë. Në pranga ra Marsel Doku, 39 vjeç. Gjithashtu në gjendje të lirë po procedohet edhe motra e tij, K.D., 61 vjeç, pasi pengoi në zbulimin e të vërtetës.

Pas marrjes së informacioneve se 39-vjeçari shpërndante doza kokainë, u zhvillua operacioni i koduar “Blloku, ku çoi në arrestimin e tij.

Gjatë kontrollit të banesës së motrës së tij u gjetën dhe sekuestruan 100 doza kokainë, 3 peshore elektronike dhe 6 milionë leke të reja të cilat dyshohet se janë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike kokainë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës