TIRANË- Një 67-vjeçare ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi u përplas nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 në Allias.

Mësohet se 67-vjeçarja e identifikuar me inicialet Xh.Ll u dërgua në spital në gjendje të qëndrueshme, por ajo u përkeqësua më pas e për pasojë humbi jetën.

Por sipas policisë, kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes, pasi nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dëmtimi në trup. Burime zyrtare bëjnë me dije se është shoqëruar në Komisariat shoferja .S., 28 vjeçe.