Tiroidja, sëmundjet më të
shpeshta nga mungesa e jodit

Tiroidja, sëmundjet më të <br />shpeshta nga mungesa e jodit
Tiroidja është një gjendër e vogël në formë fluture e cila gjendet në pjesën e përparme të qafës. Normalisht, ajo është tepër e vogël për t’u ndjerë
apo për t’u dukur. Tiroidja, përmes çlirimit të hormoneve të saj, përcakton ritmin me të cilin prodhohet energjia nga rezervat e trupit, ndryshe metabolizmin e tij. Ajo mund të jetë më active se duhet ( gjendje e quajtur hipertiroidizëm) ose më pak aktive se duhet ( gjendje e quajtur hipotiroidizëm).Duke qenë se çrregullimet e tiroides mund të shkaktojnë ndryshime në ciklin menstrual dhe në humor, ndonjëherë simptomat ngatërrohen me ato të menopauzës. Në rast se dyshohet për probleme në tiroide, një analizë e thjeshtë gjaku mund të përcaktojë nëse shkaku i vërtetë është menopauza, një çrregullim i tiroides apo nje kombinim i te dyjave.

Kush duhet testuar?
Sipas Shoqatës Amerikane për Tiroiden, të gjithë personat duhen testuar për çrregullime të tiroides çdo 5 vjet duke filluar nga mosha 35 vjeç. Individët me simptoma apo faktorë risku shoqërues mund të kenë nevojë të testohen më shpesh. Në faktorët e riskut futen gjinia femër, mosha më e madhe se 60 vjeç dhe rastet në familje me probleme të tiroides. Nëse mjeku juaj dyshon për një çrregullim të tiroides, një analizë gjaku mund të na japë përgjigjen që kërkojmë.
Ndonjëherë përdoren edhe ekzaminimet imazherike (shintigrafia e tiroides, ekografia, skaneri) dhe merren biopsi për të vlerësuar anomalitë e mundshme.
Shkaqet dhe faktorët e riskut Hipertiroidizmi prek 1 në 50 persona dhe mund të shfaqet në çdo moshë, por më shpesh midis moshës 20 dhe 50 vjeç. Ka shumë shkaqe që shpien në një tiroide shumë aktive dhe mund të nevojitet kryerja e analizave të gjakut dhe testeve të tjera për të zbuluar shkakun. Arsyeja më e shpeshtë është kur sistemi imunitar i trupit e njeh gabimisht tiroiden si ‘’diçka’’ të huaj dhe fillon ta sulmojë atë, megjithëse nuk dihet se çfarë e shkakton këtë sulm. Kjo quhet sëmundje autoimune dhe në këtë rast ajo e stimulon gjendrën tiroide për të prodhuar më tepër hormone. Nëse ke një nodul apo masë në tiroide, edhe ajo mund të prodhojë sasi të mëdha hormoni. Rrallëherë, përdorimi I disa medikamenteve mund të bëjë që tiroidja të prodhojë sasi të shtuara hormoni.

Cilat janë ndërlikimet e hipertiroidizmit? Oftalmopatia Graves
Nëse keni sëmundjen Graves, mund të keni probleme
me sytë. Kjo sëmundje njihet si oftalmopatia Graves. Problemet që mund të keni
janë:
 Shqetësim, bezdisje në sy
 Probleme me shikimin
 Sy të dalë, të kërcyer (ekzoftalmi)
Në rastet e lehta, simptomat mund të përmirësohen përmes disa pikave që hidhen në sy. Duke përdorur syze dielli dhe mbrojtëse sysh mund të parandaloni futjen e grimcave të pluhurit ndërkohë që flini. Format më të rënda kanë nevojë një trajtim të specializuar. Stuhia tiroidiene Hipertiroidizmi që nuk diagnostikohet ose që nuk trajtohet si duhet, mund të shkaktojë një reagim të rrallë, por serioz, që quhet stuhia tiroidiene. Stuhia tiroidiene mund të shkaktohet nga një infeksion, nga dëmtime ose trauma, si për shembull infarkti i trurit nga aksidentet cerebrovaskulare. Gjithashtu, kjo gjendje mund të shfaqet te gratë shtatzëna me hipertiroidizëm të padiagnostikuar ose të patrajtuar, dhe mund të nxitet nga lindja ose ndërhyrja kirurgjikale.

Simptomat e një stuhie tiroidiene janë:
 Rrahje shumë të shpeshta të zemrës (më tepër se 140 në minutë, norma 60-100)
 Temperaturë (më e lartë se 38°C)
 Dehidratim, me diarre dhe të vjella
 Ikter (verdhëz)
 Axhitim dhe konfuzion i theksuar
 Haluçinacione (të parit apo dëgjuarit e gjërave jo të vërteta)
 Stuhia tiroidiene kërkon një trajtim mjekësor urgjent në spital.

TRAJTIMI I HIPERTIROIDIZMIT
Nëse diagnostikoheni me hipertiroidizëm subklinik (pa shenja apo shqetësime të dukshme), mund të mos keni nevojë për trajtim. Duhet që pas 1 ose 2 muajsh të kontrolloheni sërish te mjeku i familjes për të pare ecurinë e sëmundjes. Ju do të diagnostikoheni me hipertiroidizëm me rëndësi klinike nëse analizat e funksionit të tiroides zbulojnë se nivelet e TSH-së (hormoni stimulues i tiroides) janë të ulëta, ndërsa nivelet e hormoneve të tiroides (tiroksinë dhe trijodtironinë) janë të larta. Në këtë rast, mjeku i familjes do t’iu orientojë për trajtim te specialisti. Specialisti përkatës do të përcaktojë metodën më të mirë të trajtimit mbështetur në sasinë e tepërt të hormonit në gjak. Metodat për trajtimin e hipertiroidizmit janë përshkruar më poshtë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza