Një nga pyetjet e studentëve të gazetarisë këtë sezon ishte të gjenin një titull për lajmet në gazetë dhe në media online(portal). Historia ishte një ngjarje reale, fliste për shkatërrimin e një grupi që organizonte prostitucion në Tiranë.
Shumica kishin bërë tituj të tillë si: Prostitutat e luksit. Ja sa para duhen për një natë seks…
Po sa? - e pyeta!
Aha, po e thashë në titull unë, se klikon më njeri.
Kishin të drejtë. Në të gjitha mediat online, apo edhe të printuara, titujt e lajmeve gjithnjë e më shumë po “misterizohen”, në emër të joshjes së lexuesve të klikojnë lajmet. Ndaj po sygjeroj ca tituj të gatshëm.
Shpërthen deputeti. Ja çfarë i thotë kryetarit…
Thyhet rrjeti. Ja çfarë ka veshur këngëtarja…
Çmenden fansat. Ja çfarë i ka bërë gjoksit ylli i skenës…
Burri kap gruan me dashnorin. Ja ku e kishte futur kokën…
Dënohet prostituta. Ju kush ishin klientët e mi…
Rrëfehet i penduari. Ja sa para i dhashë ministrit…
Deputeti me dashnore: Shikojeni kush është…(edhe pse ai mund të jetë në Irlandë)
Ministri me makinë të re. Ja sa i kushton vetëm pasqyra…
Ja çfarë thotë këngëtari për tradhtinë e ish gruas…(edhe pse ai mund të thotë: për këtë temë nuk dua të flas).
Nëse ndonjë ditë nuk do të keni ndonjë shkrim të denjë për të hapur gazetën, mund të vendosi këtë titull:
Doni të dini çfarë lajmesh kemi sot? Hapeni gazetën po deshët.
-
Sh teme interesante (e trajtuar fiks ne te njejten menyre nga Lutfi Dervishi para ca muajsh)
Përgjigju -
Ju pergezoj. Nuk mund ta them me saktesi sa here kam menduar si Ju per titujt bombastike e asnje permbajtje qe te pershtatej me ta qe kam lexuar
Përgjigju-
Me ne fund Ciljeta tregon sekretin e gjoksit te Madh ... e kam te trasheguar nga gjyshja
-








Komente
Komento