'Titulli me Shkëndijën special', Hebaj: 'Ballistët' i falenderoj shumë, Superligën dua ta fitojë Vllaznia

Rubin Hebaj, futbollisti i Shkëndijës së Tetovës që deri në janar luajti me Teutën, në fundjavë mori një tjetër trofe, pasi të besuarit e Gjokës u shpallën për herë të katër në histori kampion të Maqedonisë së Veriut.

“Jam shumë i kënaqur që mora edhe një titull tjetër në karrierën time. Siç isha i lumtur shumë kur mora titullin me Partizanin, Kupën dhe Superkupën me Teutën ashtu jam edhe me Shkëndijën e Tetovës. Mund ta quaj një sezon shumë të mirë pavarësisht të gjitha peripecive që solli pandemia.”

Si shumë sportdashësve edhe Hebajt i kanë mbetur në mendje tifogrupi ‘Ballistët’, të cilët edhe pse nuk lejohej u futën në stadium për të festuar titullin.

“Për ballistët mund të them vetëm fjalë të mira. I falenderoj shumë sepse zgjodhën të festonin bashkë me ne titullin kampion edhe pse nuk lehohej. Ata e gjetën mënyrën, u futën ne stadiu, kënduam, bërtitën sepse donin me çdo kush të ishin të pranishëm.”

Hebaj bën edhe një koment për çështjen titull në Superligën shqiptare, pasi ai ka luajtur me tre skuadra pretendente, si Partizani, Vllaznia dhe Teuta.

“Mendoj se edhe Laçi me Vllazninë janë në garë për titull sepse janë dy pikë larg. Gjithsesi shpresoj ta fitojë më e mira, por unë e kam shprehur edhe më parë se kam luajtur për Vllazninë, Partizanin dhe Teutën dhe jamë ndjerë shumë i kënaqur si pjesë e tyre, por unë jam nga Shkodra dhe dëshira shkon për Vllazninë.”

Përsa i përket të ardhmes në aspektin individual sulmuesi 22-vjeçar shprehet:

“Unë kam edhe dy vite kontratë te Shkëndija dhe për momentin jam i fokusuar tek puna që kemi dhe projekti. Nuk është viti i parë që Shkëndija del kampion dhe del në Europë.”

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!