Titulli, Flamurtari thirrje Presidentit:
Duam hakmarrje ndaj Skënderbeut
“Bota është portokall”. Kështu shprehej ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika 4 vite më parë kur Flamurtarit i iku nga duart një kampionat dhe për këtë drejtuesit e Vlorës denonconin aleancat e korçareve.
“Bota është portokall”. Kështu shprehej ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika 4 vite më parë kur Flamurtarit i iku nga duart një kampionat dhe për këtë drejtuesit e Vlorës denonconin aleancat e korçareve.
Tashmë si për ironi të fatit është pikërisht Flamurtari që do të vendosë se kujt do t’i shkojë kampionati, por ndryshe nga disa vite më parë tani nuk është më Gjika në krye klubit kuqezi.
Por nëse drejtuesit kanë ndryshuar në Vlorë, shija e urrejtjes dhe hakmarrjes ndaj Skënderbeut nuk është shuar, por përkundrazi është shtuar edhe më shumë, pasi kanë mundësinë që atë që se fituan, t’ua heqin nga dora rivalëve.
Presidenti Sinan Idrizi para ndeshjes është shprehur me diplomaci se nuk mendon hakmarrje, por tifozët kuqezi përmes një statusi në një nga faqet e mbështetësve në Facebook i kërkojnë kreut të klubit inpejnim maksimal, pasi për ata sfida ndaj Skënderbeut është për jetë a vdekje, teksa edhe emrin e kampionëve e lidhin me blerjen e titullit të parë, që e shkruajnë “Skënderbleu”.
“Idrizi kjo ndeshje për ne tifozët është më shumë se “jetë a vdekje” siç thonë edhe anglezët. Mbase nuk i ke përjetuar ti zotëri ato ankthe, ato vuajtje ato nerva që na merrej padrejtësisht kampionati gjashtë vite më parë.
Vlonjatet nuk janë inatçor vërtet, por padrejtësinë e urrejnë më shumë se urrejtja. Ne jemi BURRA dhe gjakun tonë dhe djersën nuk na e merr askush.
Ndaj Skënderbleut do luajmë si për finale të titullit dhe këtë ta dëgjojnë mirë drejtuesit dhe lojtarët që luajnë aktualisht. Për nder të atij kampionati të vjedhur, për nder të tifozëve që vuajtën për nder të atyre futbollistëve që gjashtë vjet në parë nuk gëzuan dot.
Zoti Idrizi atë lojën tënde siç na ka hije po e shohim dhe u përpëlitëm për të mbijetuar në Superligë. Nuk na intereson se kujt në mënyrë indirekte i bëhet mirë Partizanit, Kukësit apo X skuadre.
Tifozëve nëse u ka mbetur gjak në vëna të gjithë në stadium në kapacitet maksimal. Jo për hakmarrje por për të vënë drejtësinë në vend.
Titulli i mohuar nuk na kthehet dot por futbolli prandaj është kaq kapricoz dhe mund të të heqim një nëse na ke vjedhur një. Kështu që lërini lojën alla angleze por shndërrohuni në furi dhe ndaj Skenderbleut FITORE dhe vetëm FITORE”, përfundon qëndrimi i tifozerisë vlonjate.
Skënderbeu është 2 pikë para Partizanit në ndeshjen e javës së fundit të mërkurën, por nëse humbet në Vlorë ose barazon titulli u shkon të kuqve nëse fitojnë me Teutën.
Poshtë (Statuset e tifozëve të Flamurtarit në Facebook)d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4375
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35