‘Tixhja na solli ushqimet dhe shpresën e saj’, shqiptarja solidare që kujdeset për personelin mjekësor italian

‘Tixhja na solli ushqimet dhe shpresën e saj’, shqiptarja solidare që kujdeset për personelin mjekësor italian

Në këtë situatë të vështirtë që po kalon pjesa më e madhe e botës, nuk mundojnë edhe veprimet e solidaritetit të njerëzve mes tyre por edhe me ata që sot cilësohen kudo si heronjtë e vërtetë në luftën kundër këtij virusi të rrezikshëm, ata janë mjekët, infermierët, sanitarët dhe I gjithë personeli mjekësor që kujdesen për të infektuarit gjatë gjithë kohës.

Një veprim solidariteti ka ardhur edhe nga shqiptarja Hatixhe Hallulli në Itali, e cila ka përgatitur ushqime për stafin mjekësor të spitalit të Fiorenzuolës në provincën e Piacenzës.

Tixhja, siç edhe e thërrasin, ka përgatitur gjithmonë ushqime për ta duke u dërguar fokace dhe torta gjatë gjithë viti, dhe kjo ndihmë vijon edhe në këtë kohë kur e gjitha Italia është në karantinë totale prej koronavirusit.

Ajo asnjëherë nuk ka dashur të identifikohet, por këtë herë stafi I spitalit ka zgjedhur ta falenderoj atë përmes një deklarate publike botuar në gazetën e provincës së Piacenzës.

Sot personeli shëndetësor është i gjithë i fokusuar tek COVID-19 dhe po merret me personat e prekur, por Tixhja vazhdon t’u dërgojë ato që mundet duke mos dashur të identifikohet. Na solli kuzhinën dhe shpresën e saj”, theksoi stafi i spitalit të Fiorenzuolës.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Te lumt: 20/03/2020 02:31

    Bravo zonjes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gripi i shpendëve, vatër në Zall-Herr të Tiranës, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë: Morëm masat, u karantinua zona

Gripi i shpendëve, vatër në Zall-Herr të Tiranës, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë: Morëm masat, u karantinua zona