Tjetër goditje nga Partizani, Jovan
Nikoliç firmos për 3 vite me të kuqtë

Tjetër goditje nga Partizani, Jovan<br />Nikoliç firmos për 3 vite me të kuqtë
Jovan Nikoliç është zyrtarisht një lojtar i Partizanit. Klubi njofton se ka arritur sot marrëveshjen me mesfushorin nga Mali i Zi, i cili ka nënshkruar edhe një kontratë 3 vjeçare me 15 herë kampionët e vendit.
 
Menjëherë pas firmosjes së kontratës ,24 vjeçari ka udhëtuar drejt Ohrit për t’iu bashkuar ekipit në fazën përgatitore.
 
“Jam shumë i kënaqur dhe tepër entuziast për aventurën time të re si pjesë e ekipit të Partizanit.
 
Kam dëgjuar shumë për këtë klub falë edhe kontakteve që kam patur me mikun tim Stevan Raçiç, i cili më ka treguar për atmosferën dhe ambientin tek Partizani.
 
Jam në dijeni se Partizani gëzon një popullaritet mjaft të madh në Shqipëri dhe kam dëgjuar që ka një tifozeri mjaft të zjarrtë.
 
Ndonëse jam i panjohur për ambientin në Shqipëri shpresoj që me aftësitë e mia në fushën e lojës të bind fansat e kuq dhe ajo që është më e rëndësishmja të realizojmë objektivat madhor që klubi ka për këtë sezon futbollistik”deklaroi ai. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë