Tjetër incident për Elvana Gjatën në
2015-ën, i vjedhin telefonat dhe 3000 euro

Tjetër incident për Elvana Gjatën në<br />2015-ën, i vjedhin telefonat dhe 3000 euro
Elvana Gjata ka përjetuar një situatë të hidhur teksa punonte për hapjen e biznesit të saj të ri në Tiranë për shitjen e fustaneve të nusërisë. Më 22 qershor 2015, teksa ishte ende në fazën e punimeve, në ambientet e biznesit, asaj i kanë vjedhur dy telefona celularë, portofolin me dokumente personale dhe një shumë prej 3 mijë eurosh.

Ngjarja është mbajtur e fshehtë, ndonëse këngëtarja ka bërë një kallëzim në Policinë e Tiranës. Identiteti i autorit është zbardhur shpejt nga policia, shkruan “Panorama”.

Pas arrestimit, policia ushtroi një kontroll në banesën e tij ku u gjendën disa nga sendet e vjedhura. Përveç sendeve të këngëtares në banesën e Ervin Tahirit, policia ka gjetur dhe një pistoletë imituese zhurmash, disa fishekë luftarakë dhe një vazo ku rritej një bimë kanabis sativa.

Të gjitha detajet e ngjarjes zbardhen në vendimin e Gjykatës së Tiranës, që e shpalli fajtor të pandehurin Ervin Tahiri për akuzën e “vjedhjes”, “mbajtjes pa leje të municionit luftarak” dhe “kultivimit të bimëve narkotike” dhe dënimin e tij me 3 vjet e 6 muaj burg. Ai përfitoi uljen e një të tretës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
elvana gjata
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë