Tjetër mungesë në kombëtare
dëmtohet një prej  portierëve

Tjetër mungesë në kombëtare<br />dëmtohet një prej  portierëve<br>
Në miqësoren ndaj Turqisë, kuqezinjtë do të vuajnë edhe mungesën e një tjetër lojtari të rëndësishme në formacionin  e tyre.

Pas mosgrumbullimit të Abrashit, e mos rikuperimit në kohë të Bashës, këtë herë trajneri Panucci nuk do të ketë në dispozicion as portierin Thoma Strakosha.

Strakosha ka shfaqur probleme muskulore dhe stafi teknik i ka dhënë leje që të rikthehet në Itali, ku për gjendjen e tij do të kujdesen mjekët e bardhekaltërve.

Gardiani i portës kuqezi është duke kaluar momente të shkëlqyera, teksa është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Lazios si dhe një nga pikat mbështetëse të ekipit italian.

Ndeshja miqësore përballë Turqisë luhet ditën e hënë dhe kuqezinjtë janë grumbulluar në Antalia për tu përgatitur.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!