Tjetër rekord për Apple:
tani vlen 600 mld dollarë

Tjetër rekord për Apple: <br />tani vlen 600 mld dollarë
NEW YORK – Ideja që Samsung të mund të kalojë Apple në luftën për smartphone duket se nuk e shqetëson aspak tregun. Përkundrazi, titulli fluturon në bursë. Meritë edhe e Facebook që me një miliardë dollarë ka blerë Instagram, një aplikacion që njohu një famë të jashtëzakonshme pikërisht në iPhone.

Cupertino sot përditësoi rekordin e saj historik duke arritur deri në 644 dollarë për aksion e duke kaluar pragun e 600 miliardë dollarë kapital. Një “murë” që ishte shembur më parë vetëm nga Microsoft e cila mbylli vitin 1999 me 604 miliardë. Atëherë e ashtuquajtura “new economy” ishte në kulmin e saj.

Gjithësesi, Tim Cook (foto), numri një i Apple që mori vendin e Steve Jobs pas vdekjes së tij, ndoshta nuk do jetë i lumtur të lexojë analogjitë me rivalët e Microsoft: pas rekordit në fund të Mijëvjeçarit kur titujt e Redmond vlenin 53.6 dollarë filloi një rënie e ngadaltë. Sot Microsoft vlen “vetëm” 260 miliardë dhe aksionet e saj vlejnë më pak se 31 dollarë.

Ata që i trembeshin reagimit të bursës pas vdekjes së Steve Jobs, 5 tetorin e kaluar, tani nuk kanë më dyshim. Që atëherë vlera e Apple është gati dyfishuar: kapitalizimi ka kaluar nga 353 në 600 miliardë. Në 6 muaj ka fituar 247 miliardë dollarë. Sa herë që tregu ka vënë në pikëpyetje aftësinë e Apple për ruajtur këto ritme, ka marë përgjigje të shkurtra: në tre muajt e fundit të 2011 numri i iPhone-ëve të shitur, 37 milionë, ka qenë më i madh se ai i fëmijëve të lindur. Në të gjithë botën.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar