Një tjetër skandal  përfshin fushatën presidenciale të kandidatit republikan Donald Trump. Stephen Bannon shefi i ri i departamentit të komunikimit  në kampin Trump  në vitin 1996 është akuzuar për dhunë në familje.  Ish gruaja e tij u paraqit në polici duke treguar se ishte sulmuar nga Bannon. Por më vonë kjo akuzë ra pasi gruaja nuk u paraqit  në seancë që të dëshmonte kundra bashkëshortit.

Por kjo nuk është vetëm një njollë e vetme në profiling e Bannon i cili që prej një muaj ka zëvendësuar Manafort . ky i fundit u pushua nga puna pasi rezultatet  e sondazheve treguan për një rënie të mështetësve të Trump. Bannon mund të largojë edhe votat e katolikëve  pasi shpesh herë ka bërë komente anti fetare raciste dhe antiemigrantëve.


Mesa duket fushata e Trump duket se nuk po arrin të ndjekë një linjë. Edhe vetë Trump po përpiqet të përmirësojë deklaratat rreth emigrantëve.  Edhe pse ai vijon të mbështesë vendimin e ndërtimit të një muri ndarës me Meksikën.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)