TIRANË - Kontrolli i Lartë i Drejtësisë njoftoi sot se ka kallëzuar në prokurori anëtarët e Bordit të dhënies me qira të tokave bujqësore të pandara në Zall Herr, si dhe juristin e kësaj komune të qarkut të Tiranës.
 
Në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë janë dërguar për kallëzim penal  tre nënpunës të komunës Zall Herr: H.B me detyrë përgjegjës i zyrës juridike, F.L topograf dhe H.U specialist i bujqësisë, pyjeve dhe kullotave, si dhe një specialist në Drejtorinë e Bujqësisë Tiranë me inicialet S.B dhe N.K, punonjës i Këshillit të Qarkut Tiranë, të cilët kanë kryer detyrën e anëtarit të Bordit të dhënies me qira të tokave bujqësore të pandara në komunën Zall Herr. Ata akuzohne për shpërdorim të detyrës. 
 
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 578/1, datë 01.07.2013 ushtroi auditim në komunën  Zall- Herr, Qarku i Tiranës për veprimtarinë e ushtruar në periudhën  Janar 2011-Dhjetor 2012.
 
KLSH konstaton se janë lidhur 188 kontrata për dhënie me qira të tokave bujqësore të pandara në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, dukë tjetërsuar pronën e komunës, pa zbatuar procedurat ligjore të caktuara. Sipërfaqja prej 360 ha është dhënë me qira për një afat prej 99 vjetësh, brenda periudhës 2010-2012.

Nga abuzimet është krijuar një e ardhur e munguar në buxhetin e komunës Zall-Herr në vlerën prej 1,749,241 lekë, nga e cila  20 persona kanë shkelur kontratat me një dëm ekonomik në vlerën 1,590,747 lekë. 

Gjithashtu KLSH ka propozuar masë disiplinore ndaj edhe për 14 nëpunës të tjerë të kësaj komune, si dhe i ka kërkuar Ministrit të Drejtësisë fillimin e procedurave ligjore për heqjen e licencës së noterit publik për noterët E.S. dhe Sh.Sh.
.
SHKELJET NË KOMUNËN E ZALL HERRIT
Shkeljet e detyrës janë kapur pas auditimit që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer në komunën  Zall- Herr, për veprimtarinë e komunës në periudhën janar 2011-dhjetor 2012.

- Mos zbatimin e procedurave ligjore të dhënies  me qira të tokave  të pandara. Bordit i ndarjes së tokave të pandara të Komunës Zall-Herr, ka dhënë me qira toka të pandara dhe ka lidhur 188 kontrata për një sipërfaqe prej 360 ha në periudhën 2010-2012, në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, dukë tjetërsuar pronën e komunës pa u zbatuar procedurat ligjore të caktuara.
 
- Dhënie me qira të tokave bujqësore pa ju transferuar me VKM komunës Zall-Herr, pra pa i pasur ato në pronësi dhe pa i regjistruar në ZVRPP, pasuri të cilat nuk figurojnë as në listat paraprake të miratuar me VKM nr. 915, datë 29.12.2007 ”Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Zall-Herr, të Qarkut të Tiranës dhe VKM nr. 254, datë 12.03.2009 ”Për miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore që transferohen në pronësi ose përdorim të komunës Zall-Herr,të Qarkut,Tiranës”.Dhënien me qira të tokave bujqësore të pandara është kryer pa i pasur ato në pronësi, duke vepruar në kundërshtim me neni 18 të ligjit nr. 8744, datë 22.2.2001 ”Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”.
 
- Në 106 kontrata e lidhura me qiramarrësit  për sipërfaqe prej 160 ha, kontratat të cilat  nuk janë TIP (sipas formatit ligjor) edhe pse  janë dhënë me një afat të gjatë prej 99 vjetësh, e për këtë nuk janë vendosur sanksione dhe nuk është llogaritur kamat vonesa. Këto veprime bien në kundërshtim me Urdhrin e Ministrit të Bujqësisë nr. 234, datë 09.07.2007 "Për miratimin e përmbajtjes dhe formës së "Kontratës Tip për dhënien me qira të tokave bujqësore të pandara, pasuri shtetërore" dhe të "Formularit Tip” të kërkesës për qiramarrje të tokës bujqësore" dhe Udhëzimin e KM nr. 3, datë 16.05.2007 ”Për procedurat e dhënies me qira të tokave bujqësore, të pandara”,ndryshuar me udhëzimin nr. 1, datë 18.07.2012 ”Për procedurat e dhënies me qira të tokave bujqësore të pandara”. – Mosndjekje të zbatimit të kushteve të kontratave të lidhura për dhënien  me qira  për tokat bujqësore të  pandara për 54 persona një  sipërfaqe prej 77 ha tokë. Për pasojë është krijuar një e ardhur e munguar në buxhetin e komunës Zall-Herr në vlerën prej 1,749,241 lekë, nga e cila  20 persona kanë shkelur kontratat me një dëm ekonomik në vlerën 1,590,747 lekë.
- Janë pranuar dhe depozituar në Komunë, 188 kontrata të qirave të tokave të pandara, të cilat  nuk ishin të  regjistruar në zyrën vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme (ZVRPP), Tiranë dhe  janë absolutisht të pavlefshme, pasi janë lidhur në kundërshtim me nenin 678 e vijues të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë, ligjin nr. 8652,datë 31.7.2000 ”Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, i ndryshuar me neni 32 të ligjit nr. 9208, datë 18.3.2004.
 
- Dhënia me qira të tokave bujqësore të pandara është bërë për një afat prej 99 vjetësh, ndërkohë nga 188 kontratat e hartuara dhe lidhura, vetëm 19 prej tyre janë noterizuar, duke vepruar në kundërshtim me neni 826 të Kodit Civil, miratuar me  ligjin nr. 7850, datë 29.7.1994, i  ndryshuar.

- Nuk janë të plotësuara me dokumentet ligjore dosjet e krijuara, pra mungojnë 357 dokumente.

- Nuk janë zbatuar procedurat ligjore në dhënien me qira për aktivitet biznesi 9 personave për aktivitet biznesi në periudhën në vitin 2008-2012, për sipërfaqen 45.2 ha, si dhe kontratat janë nënshkruar pa noter dhe mungojnë sanksionet ligjore. Dhënia me qira për 9 pasuritë është bërë pa i pasur ato në pronësi, në kundërshtim me nenin 18  të ligjit nr. 8744, datë 22.2.2001 ”Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”. Nuk janë miratuar më parë në Këshillin e Komunës Zall-Herr, në kundërshtim me nenin  32 të ligjit nr. 8652, datë 31.7.2000 ”Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” i ndryshuar me ligjin nr. 9208, datë 18.3.2004. Janë lidhur kontrata për dhënie me qira të tokave bujqësore të pandara, 9 personave janë hartuar dhe lidhur për një afat prej 30 vjetësh. Nuk është mbështetur në asnjë dispozitë ligjore tarifa e qirasë së tokës bujqësore të pafrytshme, për 1 m2/vit. 

 
Nga ky auditim u konstatuan një sërë shkeljesh, për të cilat u dërguan në  për kallëzim penal H.B. me detyrë përgjegjës i zyrës juridike të komunës, si dhe anëtarët e Bordit të Dhënies me Qira të Tokave Bujqësore të Pandara në komunën Zall Herr, F.L., topograf, H.U., specialist i bujqësisë, pyjeve dhe kullotave, S.B., specialist në Drejtorinë e Bujqësisë Tiranë dhe N.K., punonjës i Këshillit të Qarkut Tiranë,  me akuzën e shpërdorimit të detyrës për mos zbatimin e procedurave ligjore të dhënies me qira të tokave  të pandara. Bordi i Ndarjes së tokave të pandara të Komunës Zall-Herr ka dhënë me qira toka të pandara dhe ka lidhur 188 kontrata për një sipërfaqe prej 360 ha në periudhën 2010-2012, në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, dukë tjetërsuar pronën e komunës, pa zbatuar procedurat ligjore të caktuara.
 
Kallëzim i penal edhe për mosndjekje të zbatimit të kushteve të kontratave të lidhura për dhënien me qira  për tokat bujqësore të pandara për 54 persona, një sipërfaqe prej 77 ha tokë. Për pasojë është krijuar një e ardhur e munguar në buxhetin e komunës Zall-Herr në vlerën prej 1,749,241 lekë, nga e cila 20 persona kanë shkelur kontratat me një dëm ekonomik në vlerën 1,590,747 lekë. 

Për të gjitha veprimet e mësipërme, KLSH i ka përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë kallëzim penal, për shpërdorim detyre për personat e sipërpërmendur. 

LEXONI ME SHUME
PO SOT, KLSH, kallëzim penal 6 ish drejtuesve të ALUIZNI Shkodër

Redaksia Online
(mag/sg/shqiptarja.com)