Një tjetër aksident është shënuar mesditën e kësaj të diele në juglindje të vendit.
Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Çaushli/Maliq.
Si pasojë e përplasjes njëra prej mjeteve ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike. Nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të shumta.
Ky është aksidenti i katërt pas 3 aksidenteve të tjera që ndodhën mëngjesin e sotëm në Pogradec.
Komento