Tjetër aset në pasurinë e Sinan
Tafajt...pallat 5-katësh në Linzë

Tjetër aset në pasurinë e Sinan<br />Tafajt...pallat 5-katësh në Linzë
TIRANE - Jo më kot mediat e kanë etiketuar si “Perandori i të Verbërve”, pasi pasuria që zotëron Sinan Tafaj, kreu i shoqatës së të verbërve të Shqipërisë, është marramendëse. A1 Report ka mësuar se “thesarit” të Tafajt, i shtohet edhe një pallat 5-katësh që po ndërtohet në zonën e Linzës në kryeqytet. 

Sipas dokumentit që disponojmë, ky objekt 5-katësh është ngritur mbi një truall me sipërfaqe 960 metra katrorë, ndërsa sipërfaqja e katit të parë të objektit është plot 144 metra katrorë. E gjitha nën pronësinë e Sinan Tafajt. 

Objekti përbëhet nga një kat nën tokë, tre kate banimi dhe një kat i tërë është lënë si papafingo me një taracë të madhe verore.

Ndonëse aktualisht në objekt nuk po punohet, banorët e zonës na tregojnë se pallati ka nisur të ndërtohet vetëm dy muaj më parë dhe punimet kanë ecur me ritme të shpejta.

Aktualisht godina ka përfunduar si karabina, por prania e materialeve të ndryshme të ndërtimit dhe shpejtësia me të cilën deri më tani, tregojnë nxitimin e Tafajt që ajo të përfundojë sa më shpejt. 

Banorët na tregojnë se Sinan Tafaj, kujdeset personalisht për mbarëvajtjen e punimeve, pasi sipas tyre, ai vjen herë pas here që të inspektojë pallatin që po ngrihet në zonën e Linzës. 

Në fakt ky objekt i shtohet listës së gjatë të pronave që zotëron kreu i shoqatës së të verbërve të Shqipërisë, Sinan Tafaj, listë kjo që është bërë publike nga gazeta “Shqiptarja.COM” 

Pasuria e Sinan Tafajt 
Një shtëpi apartament, dhomë e kuzhinë, në afërsi të Qytetit Studenti
Një ambient për zyrë, dhomë e kuzhinë, tek 21 Dhjetori
500m2 tokë troje në afërsi të qytetit Studenti, e cila është e lirë për shkak se nuk i është dhënë leje ndërtimi
Një dynym tokë në Kinostudio
Një shtëpi prej tre dhoma e kuzhinë në Madrid të Spanjës
Rreth 20 dynym tokë dhe një shtëpi banimi në Fushë Krujë
Një makinë private
Banon me qera në një ambient 2+1 në afërsi të Shoqatës së të Verbërve
Ka në ndërtim një vilë në Kinostudio
630 mijë lekë të reja në muaj të ardhura

Pas denoncimeve të bëra nga “Shqiptarja.com” dhe “A1 Report” se kreu i Shoqatës së të Verbërve, Sinan Tafaj ka abuzuar edhe me fondet prej 1.14 mlionë dollarë, të destinuara për ndërtimin e një Qendre Kombëtare të Rehabilitimit të të Verbërve, Ministria e Mirëqenies Sociale ka ngritur një grup auditi, për të monitoruar mënyrën se si janë përdorur këto para. Ministri, Erion Veliaj, është shprehur i vendosur se nëse do të konstatohen shkelje, të gjithë personat përgjegjës do të kallëzohen në Prokurori.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Putin urdhëron stërvitje ushtarake me armë bërthamore! Ministria e Mbrojtjes ruse: Vendimi vjen pas kërcënimeve nga Perëndimi

Putin urdhëron stërvitje ushtarake me armë bërthamore! Ministria e Mbrojtjes ruse: Vendimi vjen pas kërcënimeve nga Perëndimi