Tjetër dramë për Atletico Madrid, Lajpcig e mund dhe 'kap' gjysmëfinalen e Champions kundër PSG-së

Tjetër dramë për Atletico Madrid, Lajpcig e mund dhe 'kap' gjysmëfinalen e Champions kundër PSG-së

Gjermanët e Lajpcig bëjnë historinë në Champions League duke u kualifikuar për në fazën gjysmëfinale.

Lajpcig eliminoi Atletico Madrid që përjeton një tjetër dramë në Lisbonë. Në ndeshjen e dytë çerekfinale të Champions ekipi i drejtuar nga Julian Nagelsman fitoi 2-1 dhe kalon mes katër më të mirave të Champions.

Sa i përket rezultatit çdo gjë ndodhi në pjesën e dytë me Lajpcig që kaloi në avantazh me Dani Olmo por skuadra e Simeones barazoi me portugezin Joao Felix me penallti. Goli i fitores dhe kualifikimit erdhi dy minuta nga fundi me Adams që kaloi në delir ekipin gjerman. Lajpcigu bën historinë dhe shpërthen në festë ndërsa Atletico del jashtë kompeticionit prestigjoz.

Tashmë është përcaktuar edhe cifti i parë gjysmëfinalist i Champions Lajpcig-PSG ndeshje që do të luhet më 18 gusht. Vijojnë "Final Eight" të Champions me dy çerekfinalet e tjera ku të premten është ne program super ndeshja Barcelona-Bayern Mynih dhe të shtunën e mbyll këtë fazë dueli Manchester City- Lyon./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës sektariane