Tjetër kritike e ashpër ndaj BE, eurodeputeti gjerman: Dështuam, programi i vaksinimit kaotik! Britania pati sukses vetëm prej BREXIT

Tjetër kritike e ashpër ndaj BE, eurodeputeti gjerman: Dështuam, programi i vaksinimit kaotik! Britania pati sukses vetëm prej BREXIT

Eurodeputeti gjerman

Një eurodeputet gjerman pjesë e Parlamentit Europian ka kritikuar BE për paaftësinë për të siguruar dhe shpërndarë vaksinat anti-Covid. Deputeti gjerman Gunnar Beck tha se programi i BE për vaksinën është kaotik, me grindje dhe mosmarrëveshje dhe një dështim i vërtetë. Ndërsa vlerësoi Britaninë për realizimin e një programi vaksinimi nga më të suksesshmit duke thënë se kjo ndodhi vetëm fal faktit se ajo iku nga BE, pra “liritë falë Brexit” e cilësoi eurodeputeti.

Eurodeputeti Beck tha se Britania e vetme arriti të porositë 90 milion doza të vaksinës AstraZeneca, ndërkohë që BE vendosi të mos veprojë në emër të 27 vendeve anëtare. Ai shtoi se blloku është në një "krizë të përhershme" dhe këmbënguli se fokusi i BE-së për të punuar së bashku ka pasur një efekt të dëmshëm.

“Gjermania do t’ia kishte dalë shumë më mirë vetëm, pa dorën e vdekur të BE-së. Rrënjët e problemit datojnë në fillim të verës së kaluar kur ishte e ngadaltë për të siguruar furnizime të vaksinave, veçanërisht në krahasim me Britaninë. Ndërsa Britania përdori liritë e saj të Brexit për të marrë një sërë vaksinash të ndryshme dhe për të organizuar një shpërndarje kombëtare, BE hyri në mënyrën e saj të paracaktuar të krisjes reciproke, grindjeve dhe dështimeve" tha eurodeputeti.

Britania e Madhe ka arritur të marrë rreth 20 milion doza duke vaksinuar rreth 35% të popullsisë. Ndërsa në Europë, ritmet kanë qenë të ngadalta. Gjermania ka vaksinuar vetëm 5% të popullsisë prej 84 milion banorë.   

Kritika ndaj BE ka pasur edhe kryeministri Edi Rama, dukë thënë se ajo nuk lejoi shpërndarjen e vaksinave për vendet e Ballkanit. Këto kritika kanë nxitur dhe reagimin e Ambasadës Franceze e cila shprehet se BE është donatori më i madh në këtë rajon dhe se nuk mund të sulmohet kështu një vend mik por edhe të ambasadorit të BE-së Luigi Soreca, i cili tha se vendi nuk kishte paraqitur një plan vaksinimi dhe kjo ishte arsyeja që BE nuk e kishte ndihmuar me vaksina. Kryeministri Rama iu përgjigj këtyre deklaratave se Shqipëria nuk i kishte kërkuar BE-së fonde por vaksina për të lejuar vaksinimin e shqiptarëve dhe se vendi ynë do i blinte ato. Kryeministri shpjegoi se kishte pritur më shumë solidaritet nga disa vende të Bashkimit Europian.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miti: 28/02/2021 21:07

    BE eshte nje kotec me 27 gjela. Njeri i bie gozhdes dhe tjetri patkoit. Kur SHBA-te bejne nje plan per rimekembjen e ekonomise dhe e miratojne me 1 ore debat. Ne BE diskutuan 1 jave me debate te ashpra 27 kryetare shtetesh dhe dolen me nje plan gjysmak qe u perpoq ti kenaqte te gjithe. Ne BE jane te pakten 4 pale interesa; interesat e vendeve te Jugut qe me shume marrin sesa japin, vendet e Lindjes qe me shume marrin sesa japin por qe kane dhe interesa politike kunder vendeve perendimore, eshte dyshja Gjermani-France qe perpiqen te merren vesh perpara, dhe jane vendet Veriore plus Hollanden e Austrine qe japin me shume sesa marrin. Keta te fundit nuk e kaperdijne dot idene qe qytetaret e tyre te paguajne per Greket apo Bullgaret qe e mbajne me dore gjithe diten. Kur u thua pastaj qe ne te ardhmen do tu duhet te japin dhe per Shqiptaret e Serbet u ngec ne fyt fare, dhe eshte e kuptueshme.

    Përgjigju
  • beluli: 28/02/2021 20:28

    BE E VERTETOI QE ESHTE E DESHTUAR, SHIKONI ANGLINE SI PO SHKELQEN....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit