Nga ana e tij, Shameti iu përgjigj Ramës se duhet të nisin një standard të ri komunikimi kur flitet për shqetësimet e qytetarëve. Ai i kërkoi Ramës, përtej ndasive politike, investime në infrastrukturë si dhe mbështetjen e sektorit bujqësor. “Doja të falenderoja për njoftimin që më është bërë për të marrë pjesë në këtë dëgjesë me publikun, për buxhetin 2018. Nuk jam për të ankuar dhe akuzuar, por bashkia nuk ka patur vëmenden e duhur nga qeveria. Unë si kryebashkiak i Selenicës, kërkoj më shumë përqëndrim të vëmendjes tek fshati, pasi vetë bashkia jonë është e shtrirë në zonë rurale. Ti ke shkuar në Orikum, e s’ke ardhur në Selenicë. Nga ana tjetër ne kemi bërë investime në bujqësi pavarësisht buxhetit të vogël. Në 140 milionë të dhëna nga qeveria, 100 milionë i kam shpenzuar për bujqësinë” u shpreh kryebashkiaku. "Nesër më ke atje, do të vij vetë atje", iu përgjigj Rama.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO









