Tjetër ndihmë për 100-vjeçaren
pas dritave i lidhet ndihmë sociale
OSHEE e la tre muaj në errësirë

Tjetër ndihmë për 100-vjeçaren<br />pas dritave i lidhet ndihmë sociale<br />OSHEE e la tre muaj në errësirë
Barbulla Pepa 100-vjeçarja mirditore historia e së cilës preku shumë njerëz pas publikimit të lajmit në Shqiptarja.com nuk është më vetëm.

Qytetarë pa fund nga mbarë trojet shqiptare janë solidarizuar me dhimbjen e të moshuarës, të cilën OSHEE e privoi nga mungesa e energjisë për tre muaj, pasi s’kishte pasur mundësi të paguante faturat e energjisë elektrike. Pas territ të plotë në dhomën  mjeruar në fshatin Fang, një emigrant mirditor vendosi t’i paguante detyrimet e prapambetura të energjisë elektrike, çka bëri që nënë Barbulles t’i rikthehen dritat.

Nuk ka munguar edhe reagimi i Drejtorisë së Shërbimit Social në Lezhë. Drejtoresha e këtij institucioni Ardiana Jaku pohon se punonjësit e Shërbimit Social do t’i gjendën pranë të moshuarës, e cila jeton e vetme në kushte të vështira ekonomike.

Jaku pohoi se të 100-vjeçares do t’i lidhet një ndihmë sociale, si dhe nuk do të mungojnë ndihmat bazë ushqimore, materiale dhe në veshmbathje.

Ajo shtoi se është në bisedime me kreun e Bashkisë së Mirditës, në mënyrë që të moshuarës t’i ofrohet asistenca e nevojshme në çdo drejtim.

E moshuara nga fshati Fang i Mirditës prej vitesh jeton e vetme, pasi vajza e saj është martuar në Tiranë dhe nuk ka mundësi të marrë edhe nënën pranë vetes.

Ndihmat e banorëve të fshatit dhe një pension prej 7 mijë lekësh ishin e vetmja e ardhur për këtë të moshuar.

Banesa ku ajo jeton e vetme prej vitesh është rrënuar totalisht, ndërsa askush nga pushteti vendor nuk është kujtuar deri më tani për të bërë rikonstruksionin e saj.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos