Tjetër rast kultivimi kanabisi në Vaun e Dejës, asgjësohen 73 fidanë kanabis! Një në pranga, një në kërkim

Tjetër rast kultivimi kanabisi në Vaun e Dejës, asgjësohen 73 fidanë kanabis! Një në pranga, një në kërkim

VAU I DEJËS- Një ditë pasi u asgjësuan 583 fidanë kanabisi në fshatin Mnelë e Vogël në Vuan e Dejës, një tjetër rast i kultivimit të kanabisit është gositur sot. Policia ka vijuar kontrollet dhe në ka gjetur një tjetër zona ku ishin kultivuar 73 fidanë narkotikë.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e tre autorëve që kishin kultivuar lëndën narkotike, ndërsa në pranga është vënë vetëm një prej tyre. Në pranga ka rënë Marin Vathaj, 52 vjeç, dhe në kërkim u shpall Ndue Vathaj, 60 vjeç. Bashkëpunëtori tjetër është identifikuar, por nuk bëhen me dije identiteti i tyre.

Fidanët narkotikë u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Operacioni policor antidrogë i koduar “Mnela”, vijon për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për përcaktimin e plotë të autorësisë së kultivimit të fidanëve narkotikë, në fshatin Mnelë e Vogël.

Një ditë më parë u asgjësuan 583 fidanë kanabisi në fshatin Mnelë e Vogël, ndërsa kryeplaku Prend Gjedoçaj është vënën nën hetim për shpërdorim detyre. Në kërkim është shpallur autori Ndue Gjeçaj, nën akuzën për kultivim të lëndëve narkotike.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion