Qytetarët duhet të mendohen 2 herë nëse vendosin të lëviznin me makinë prej kësaj të premteje. Bordi i Transparencës ka marrë tjetër vendim për çmimin e naftës që rëndon akoma më shumë të ardhurat e qytetarëve. Ditën e sotme ka publikuar çmimet e reja ku nafta rezulton se ka shkuar 265 lekë/litri nga 258 lekë/litri, ndërsa ka pësuar ulje me 2 lekë çmimi i benzinës dhe gazi mbetet i pandryshueshëm.
Qytetarët do të paguajnë 241 lekë/litër për benzinën. Çmimi i naftës me 265 lekë litri që u vendos sot, është ndër më të lartët që ka vendosur Bordi i Transparencës që prej muajit mars kur nisi lufta në Ukrainë. Maksimumi ka qenë i mëparshmi, 258 lekë litri. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot datë 17 Qershor ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Vlen për tu përmendur se në datën 8 qershor kur mori vendimin për ta çuar në 258 lekë/litri, çmimi i naftës në bursë ishte 124 dollarë/fuçia. Ndërsa sot, kur është vendosur një tjetër rekord, çmimi në bursë luhatet poshtë vlerës 120 dollarë/fuçia.
Por cilat janë shkaqet, pse nafta është më e shtrenjtë tashmë që bursa ka çmime më të ulta?
Me nisjen e luftës tregtarët e shtrenjtuan naftën në mbi 260 lekë për litër. Bordi i Transparencës për Monitorimin e Karburanteve i ngritur më 13 mars, uli çmimin deri në 203 lekë. Por me ndryshimin e aktit normativ, 2 javë pas ngritjes së Bordit, u përcaktua që në vendosjen e çmimit të karburantit përveç kostove të transportit dhe taksave, të llogaritej dhe luhatja e kursit të këmbimit valutor, si dhe u rrit marzhi i fitimit për kompanitë e këtij sektori.
Në aktin e parë normativ fitimi i kompanive ishte 1% për shumicën dhe 5% për pakicën, në lekë fitimi për shumicën dhe për pakicën arrinte 6-7 lekë për litër. Ndërsa në aktin e dytë normativ marzhi i fitimit për shumicën u caktua 3 lekë për litër, dhe për pakicën 12 lekë për litër, në total 15 lekë fitim. Forcimi i dollarit përkundrejt monedhës vendase ndikoi në shtrenjtimin e naftës, pasi ky produkt blihet në monedhën evropiane dhe amerikane, e për pasojë bizneset duhet të japin më shumë lekë për të blerë produktin.
Dollari gjatë këtyre ditëve, po këmbehet me 113 deri në 115 lekë, nga 111 lekë që ishte më në fillim të qershorit.
Bursa sot
Vjen reagimi i parë nga opozita për vendimin e Bordit të Transparencës pasi çmimi i naftës ka arritur në shifër rekord. Nga dita e sotme do të shitet me 265 lekë/litër. Deputeti i PD, Arbi Agalliu thotë se nuk është marrë asnjë masë apo reagim për të ulur taksat e shumta ndërsa thekson se me këto ritme, shtresat në nevojë dhe të mesme do të përfundojnë në kolaps financiar.
“265 LEKË PËR LITËR! Ky është çmimi i naftës sot që bordi vendosi. Asnjë masë apo reagim për të hequr/ulur së paku përkohësisht disa nga taskat e shumta që paguajmë në çdo litër karburantë që blejmë.
Me këtë ecuri shumë shpejt, sidomos shtresat në nevojë dhe shtresa e mesme do të jenë në kolaps financiar. Jemi vendi me çmimin më të lartë të karburantit jo vetëm në rajon por edhe më tej”, shkruan Agalliu.
Ke te veme ne krye Kryekriminelin Sali? apo kryehajdutin Ilir.
PërgjigjuPse nuk publikon komentet e mia ti admin?! Të duket më etik një koment me bomba në Surrel sesa komenti që citon zhvatje të organizuar të qytetarëve nga mafia shtetërore?!
PërgjigjuO Putin hidh edhe disa karamele ne Surrel
PërgjigjuJAM I MENDIMIT TE ZGJEDHIM ARLIND QORRIN PER KRYEMINISTER,,PD ,,PS,,DHE LSI I PAME CFARE HAJDUTESH JANE...
PërgjigjuBravo Bordi po ben nje pune te shkelqyer leri çfare thojne hallexhijte.
PërgjigjuKokoshkat i mora, tani po pres sufllaqet të thonë fajin e ka lufta se qeveria po punon.
PërgjigjuNje gje duhet ditur, qe populli shqyptar nuk pjerdh fare per cmimin e naftes dhe benzines, rruget plot me makina dhe me e ciditeshmja eshte se shikon nje njeri brenda nje makine
PërgjigjuÇ’të bejne të ecin në kembe nga Kinostudio në Kashar? Me urban humbet 3 orë me makine e ke 240 lek benzine ! Sa me shume rritet cmimi me shume ulet konsumi makina eshte sikur duhani , edhe po te shkoj 10€ paketa ai që e pi do ta marrë ose do e ler fare.
Robt ku ti kete bordi,,robt ku ti kete edi rama,,,ky hajdut i poshter,,,populli te ngrihet nje ore e me pare.....
PërgjigjuÇa t'i komentosh kësaj mer vlla, ka shku aty ku s'mban më... . Ky është bordello jo bord
PërgjigjuCOHUNI O POPULL SE PO JU VJEDHIN NE MES TE DITES,,,,CUHUNI DHE PERMBYSNI KETE QEVERI HAJDUTE,,,,,RREZONI QEVERINE E KETIJ PSIKOPATI,,KETIJ NJERIU TE PAAFTE DHE HAJDUT,,,,,NUK BEN VAKI ASKUND QE NJE MESUES VIZATIMI TE BEHET KRYEMINISTER,,,DHE NJE MESUES ANGLISHTE TE BEHET ZV,,MINISTER......////
Përgjigjupo dakort hajde e hedhim po ke te vejm te drejtoj.???ska kush te vendoset i hajrit.
Ilaçe ju bofshin nga i pari te i funit. Bordi vjedhjes jan. Skeni faj ju se keni gjet popull vrk.dalin protest vetëm pēr Ram e Berish. Gjermania 1600 € Neto rroga minimale dhe nafta 1.8-1.9 € ndërsa ne populli i mretnis Surrelit e pagujm 2.2-2.3 €. Ishalla ai nolt ju mer hak se pér popllin 1000 vjet jetoni te gjith
Përgjigju