Tjetër rrjedhje nga LSI, Gledion Rehovica i bashkohet PS: E kthyen partinë në një klub në Tiranë që mbush televizorët me sharje

Ish deputeti i LSI-së për Beratin Gledion Rehovica ka shprehur tërheqjen e tij nga LSI-ja dhe bashkimin me Partinë Socialiste. Rehovica thotë për mediat se vendimi i tij ishte i imponuar nga sjella politike e LSI që i ka thyer besimin. Gjithashtu ai thotë se vendimi ishte i vështirë pasi e kanë ngritur me sforco këta parti që sot sipas tij është kthyer vetën në një klub ë Tiranë që mbush televizion me sharje.

“Për mua ka qenë një vendim i vështirë, por i imponuar nga një sjellje politike që ka thyer besimin tim dhe qytetarëve që na kanë votuar dhe jam shumë i keqardhur që kaq shumë njerëz dhe figura të LSI janë larguar dhe po vazhdojnë të largohen nga LSI sepse këtë parti e kemi ngritur me mish e me shpirt. Personalisht jam shumë krenare dhe i lumtur që u kam shërbyer këtyre njerëzve dhe unë kam qenë me ta para se të ekzistonte LSI, isha me ta gjate kohës që i shërbyem LSI si alternativë prej shumë vitesh dhe do të jem me ta edhe tani që LSI ekziston vetëm si një klub në Tiranë që mbush televizorët me sharje”, tha Gledion Rehovica.

Rehovica shprehet se eksperimenti LSI ka mbaruar dhe se vendi ka nevojë për progres dhe të eci para dhe për këtë sipas tij e bën vetëm PS-ja.

“Eksperimenti LSI ka mbaruar, Berati ka nevojë për punë dhe progres, ka nevojë te eci përpara dhe këtë mund ta beje vetëm PS-ja me Edi Rimën Kryeministër! Jo se PS-ja nuk ka te meta e gabime, po është e vetmja parti me vizion”, tha Rahovica.

Më herët nga LSI u larguan edhe figura qendrore e saj në Qarkun e Beratit, ish ministri i drejtësisë Nasip Naço si dhe Ish-drejtori i portit të Durrësit dhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani, të cilët kanë vendosur t’i bashkohen PS-së. Këto rrjedhje ndodhin vetëm pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit duke dëmtuar rëndë LSI-në dhe kalkulimet e saj elektorale.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Neri: 16/01/2021 16:08

    Strategji e ilirit qe ushtaret e tij te futen kale troje ne ps. Ska pse te pranohen ne ps. Kane kontribuar kunder per 4 vjet. Mjafton kjo ! Ps duhet te dale dhe te thote. Flm por perfaqesoni veten tuaj. Ne ka kush na beson.

    Përgjigju
  • Toni: 16/01/2021 15:44

    A ishte denu ne itali ky apo gabohem

    Përgjigju
  • Mali Tomorrit: 16/01/2021 15:41

    Zjarrrr Berati zjarrrrr....

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 16/01/2021 15:11

    Llumi do rrjedh ne shtratin e vet te lindjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan