Zbulohet në qytetin e Sarandës një apartament i përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotikëve. “Shtëpia e barit” ndodhet në lagjen nr. 2 të qytetit në kryqëzimin e rrugëve “Adem Sheme” dhe “Pandeli Boçari”.

Apartamenti ndodhet në një pallat dhe ishte kthyer në ambient për kultivimin e bimëve të marijuanës. Në momentin e ndëryrjes së policisë nuk është gjetur asnjë person në shtëpi.

Kjo është e dyta “shtëpi bari” e zbuluar në Sarandë brenda këtij muaji.

Lajmi në përditësim...