‘Tomorrowland’ është festivali i njohur që zhvillohet në Belgjikë dhe deri tani nuk kishte performuar asnjë këngëtare me famë ndërkombëtare. E para ishte Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare. Lipa është shfaqur shumë e emocionuar teksa ka shpërndarë videon e performancës në rrjetet sociale dhe ka falenderuar të gjithë fansat dhe DJ e njohur Martin Garrix për mbështjetjen në këtë super festival.
“Këngëtarja e parë ndërkombëtare që këndon në 'Tomorrowland'. Faleminderit Martin Garrix që më dhe mundësinë t’i bashkëngjitem performancës tënde për të kënduar STBL (Scared To Be Lonely). Kënaqësi si gjithmonë,”- shkruan Dua krahas videos.