Teksa opozita vijon të protestojë në shesh, opozita e re ka nisur të plotësohet në numra në parlament.

Mësohet se ditën e sotme kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Halit Valteri dhe Ervis Meço nga rradhët e PD dhe Edmond Stojku nga LSI.

Me marrjen e mandatit të Valterit, Stojkut dhe Meços, numri i deputetëve në Kuvend shkon në 119, nga të cilët 40 janë nga opozita.

Ndërkohë duhen edhe 21 deputetë për të plotësuar numrin 140. Opozita PD dhe LSI dogjën mandatet duke dalë në rrugë me protesta dhe mosbindje civile për të kërkuar largimin e qeverisë Rama, ndërsa nuk janë regjistruar në zgjedhjet e 30 qershorit.


Formulari i vetëdeklarimit të Halit Valterit dorëzuar në KQZ