Tjetër tragjedi në Astir, 69-vjeçarja asfiksohet teksa flinte dhe ndërron jetë, gjendet nga e bija! Dyshohet se mori flakë dysheku që ngrohet me energji (EMRI)

Tjetër tragjedi në Astir, 69-vjeçarja asfiksohet teksa flinte dhe ndërron jetë, gjendet nga e bija! Dyshohet se mori flakë dysheku që ngrohet me energji (EMRI)

Foto ilustruese

-Një tjetër tragjedi me zjarr në banesë ka ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë. 69-vjeçarja, Lumturi Zaimi ka ndërruar jetë nga asfiksia teksa dysheku me të cilin ishte mbuluar teksa flinte ka marrë flakë gjatë natës.

Policia dhe zjarrfikësja janë njoftuar nga e bija. Gruaja është gjetur nga vajza në banesën e saj e vdekur. Dyshohet të jetë asfiksi pasi kur zjarrfikësja ka mbërritur nuk kanë konstatuar flakë.

Paraprakisht dyshohet se mund të ketë pasur ndonjë dyshek që ngrohej në krevat natën.

"Në rrugën “Loni Ligori” në Astir, në banesën e shtetases L.Z, 69 vjeçe, dyshohet ka rënë zjarr dhe për pasojë shtetasja L.Z, që jetonte e vetme, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e asfiksisë.   Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspretizë mjeko-logjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

Para 2 javësh po në zonën e Astirit në Tiranë nënë e bir u hodhën nga kati i tretë për t’i shpëtuar flakëve që përfshinë apartamentin, por fatkeqësisht 62-vjeçarja ndërroi jetë ndërsa djali i saj 36-vjeçar ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ndodhi në zonën e Astirit dhe ishin fqinjët të parët që ndjenë tymin dhe njoftuan policinë dhe forcat zjarrfikëse. Në pamundësi për të dalë nga dera, Hava Osmënaj, 62-vjeçe dhe Klodjan Osmënaj, 36-vjeç, në çaste paniku, janë hedhur nga dritarja për t’u shpëtuar flakëve. 

Çdo gjë shkrumbuar brenda 30 minutave dhe duket që zjarri nuk u la kohë as zjarrfikëseve që në vendin e ngjarjes shkuan me vonesë.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin