Tjetër 'xhevahir' largohet nga Egnatia, shumë e majme për rrogozhinasit

Tjetër 'xhevahir' largohet nga Egnatia, shumë e majme për rrogozhinasit

Redi Kasa

Redi Kasa pritet të jetë largimi i radhës nga Egnatia. 21-vjeçari i cili shkëlqeu sezonin e shkuar me rrogozhinasit është pranë sllovenëve të Olimpija Lijubjanës, klubit të elitës në këtë vend. Pas shitjes së Jackson dhe elementëve të tjerë të talentuar, Egnatia pritet të arkëtojë 400 mijë euro nga shitja e sulmuesit anësor.

I lindur në Itali, Kasa është formuar te klubi i Parmës dhe ia doli të ishte pjesë e ekipit të parë. Me kontratë deri në verën e 2025, Kasa duket se do largohet këto ditë nga Superliga shqiptare për të vijuar në Slloveni, një karrierë që duket se do jetë e suksesshme.

Olimpija duket e "dashuruar" me fantazistët nga Shqipëria, pasi më herët në këtë ekip ka luajtur edhe Endri Çekiçi, mesfushori i Kombëtares. Gjysmën e sezonit të shkuar, Kasa me Egnatian luajti në 17 ndeshje dhe shënoi katër gola, ndërsa ra në sy për driblimet e tij.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni