Tjetërsimi i pronave në Shëngjin,
blerës edhe prindërit e Berishës

Lidhur me arrestimin e sotëm të kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj për shpërdorim detyre, me akuzën e tjetërsimit të pronave në zonën e quajtur "Rana e Hedhun", mësohet se pjesë e personve që kanë blerë tokë në Shëngjin, te zona e në fjalë, janë edhe prindërit e portierit të kombëtares shqiptare të futbollit Etrit Berisha.

Në fakt, prindërit e mbrojtësit ekstrem që luan me Atalantën në Serinë A, kanë blerë tokë te Rana e Hedhun nga personat që mendohet se i kanë tjetërsuar pronat.

Pas arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës dhe 6 zyrtarëve të tjerë për problemet me pronën në fjalë gjatë ditës së sotme, me urdhër të Prokurorisë janë sekuestruar pesë parcela toke me një sipërfaqe prej 258 324 m2. Toka e sekuestruar ndodhet në zonën e bregdetit në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”, pjesë e Njësisë Administrative Shëngjin.

s.k/Shqiptarja.com

/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë