TIRANE -  Ish-kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia dhe ish-kreu i Urbanistikës Jurgen Memisha kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Burime bëjnë me dije se Memisha shpërdoroi detyrën në ndërtimin e dy pallateve. Ai është prangosur mbrëmjen e sotme me urdhër të prokurorisë, pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh, titujve të pronësisë dhe tjetërsim të pronave.

Jurgen Memisha në  ditët në vijim pritet që të dalë para gjykatës për masën e sigurisë. Hetimi për shpërdorim detyre përfshin edhe zyrtarë të tjerë.