Që prej mbrëmjes së kaluar, policia ka nisur një operacion në qytetin e Lezhës. Burime bëjnë me dije se po ekzekutohen vendimet e apelit të GJKKO për personat e dënuar për tjetërsimin e pronave në Shëngjin. Deri tani janë ndaluar të paktën tre persona, të cilët janë identifikuar si Vlash Gaxulli, Kol Lleshi dhe Genc Zeneli.
Vlash Gaxulli ishte 2 vite burg me kusht, por por me vendimin e Apelit, do të vuajë 2 vjet e 8 muaj burgim. Genc Zeneli ishte dënuar me 2 vite burg, me kusht, por do të vuajë 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim, ndërsa Kol Lleshi që ishte 2 vite burg, me kusht, dënohet me 2 vjet e 4 muaj burgim.Të tre do të kryejnë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.
Report TV ka raportuar më parë goditjen më të madhe që ka kryer SPAK duke konfiskuar një pasuri me vlerë 55 milionë euro, për grupin i cili tjetërsoi pronat në bregdetin e Shëngjinit, një ndër shumat më të mëdha që i ka kaluar shtetit.
Bëhet fjalë për rreth 300 mijë metra katror, në 75 pasuri të ndryshme. Vendimi i marrë nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u ndryshua nga Apeli ndërkohë që janë rritur dënimet me burg për të gjithë fajtorët. Apeli shtoi me 18 vite burg dënimet në tërësi, nga 30 vite në 48 vite. Mes te dënuarve me burg është edhe Xhevi Ndoka dhe Mimoza Ndoka, të cilët janë përkatësisht vëllai dhe motra e ish deputetit të Partisë Socialiste në Lezhë, Arben Ndoka.Prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prenci që ndoqën çështjen kërkuan në apel konfiskimin dhe rritjen e dënimeve.
Në përditësim...
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Reforma territoriale, mendoni se ndarja aktuale në 61 bashki është në rregull?
-
Duhen më shumë
20.4%
-
Duhen më pak
58.1%
-
Është në rregull
21.4%
Vota total: 2047
Lajme të tjera
-
Rikthehen në detyrë prokurorët e SPAK, Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu! Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e Apelit Administrativ që i pezulloi
7 Korrik, 14:59
-
SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO rikthen për hetim 2-ish gjyqtarët e Kushtetuese dhe 5 gjyqtarët e Gjykatës së Lartë
7 Korrik, 14:46
-
Nuk i ndaluan policisë, arrestohet 30-vjeçari shpallur në kërkim në Lezhë, nën hetim edhe dy të rinj
7 Korrik, 14:36
-
Tragjike në Mirditë, 55-vjeçari rrëzohet aksidentalisht nga Bjeshka e Fushës së Lugjeve dhe ndërron jetë
7 Korrik, 10:55
-
Dy vatra zjarri në Troshan dhe Zejmen të Lezhës, shkrumbohen 60 hektarë sipërfaqe me ullinj e pemëtari
6 Korrik, 17:58
-
Dosja në SPAK/ Muharrem Berisha pronar fiktiv i godinës së LSI? Biznesmeni i ‘fuqishëm’ rezulton inspektor pyjesh, dyshime për biznesin e mermerit në Berat
6 Korrik, 14:12
-
SPAK bën bilancin për muajin qershor: 29 të pandehur janë shpallur fajtor! U konfiskuan mijëra euro, 6 makina e celularë
6 Korrik, 10:13
-
Emrat/ 7 pronarë të kompanive të akuzuara sot nga Kryemadhi u dënuan me 17 vite burg në 2020 për skemë mashtrimi me TVSH, mister burimi i parave të qarkulluara
5 Korrik, 17:08
-
Inceneratorët/ LSI denoncoi se kanë kompani 30 mln dollarëshe, SPAK do të pyesë të moshuarit! Kryemadhi: Rama u vodhi identitetin! Skema e mashtrimit me borxhe te Tatimet
5 Korrik, 11:27
-
Plagosi me armë zjarri 51-vjeçarin në Mirditë, gjykata lë në burg autorin
5 Korrik, 11:08
-
Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO merr të pandehur anëtarin e KPA-së Ardian Hajdarin
4 Korrik, 09:34
-
Zjarr në malin e Torovicës në Lezhë, rrezikohen 3 banesa, digjen 15 hektarë bimësi
3 Korrik, 13:49
Hajt mos u merzitni. Ua jep prape Rama si investitore strategjik qe ju ka ju fare e fisin e Ndokeve ne Lezhe. Kot dhe u lodhet sa u dolen dhe letrat dhe mbetet gjyqeve. Nuk e shikoni si zhvasin shoket? Tak firmen vllai dhe mijra m2 per 30 vjet. Pa leke fare!
Përgjigju