Në hetim 30 zyrtarë të Hipotekës dhe Aluizni për tjetërsim prone në Gjirin e Lalzit, bregdeti i vipave

Me urdhër të kryeprokurores Arta Marku, Prokuroria e Durrësit ka nisur një hetim intensiv lidhur me tjetërsimin e pronave në zonën e Durrësit. Kryesisht bëhet fjalë për toka truall dhe sipërfaqe të konsiderueshme në bregdet ndërsa objekt i këtyre hetimeve mësohet se janë institucionet e Hipotekës dhe të ALUIZNI-t.
Burime të Report Tv bëjnë të ditur se pjesa ku më shumë janë përqendruar hetimet është zona e Gjirit të Lalzit, e cila në fakt është zona ku posedojnë pasuri të patundshme zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, biznesmenë, pasanikë dhe VIP-a. Por ende nuk dihet se cilat janë zonat që janë tjetërsuar nga zyrtarët që janë vendosur në hetim.

Në Gjirin e Lalzit ka pasur përplasje interesash. Kujtojmë gjyqtarin e vrarë në Vlorë disa vjet më pare, familja e të cilit është trashëgimtare e një sipërfaqe të madhe toke atje. Po ashtu një biznesmen libanez i quajtur Faad Mitri është dhunuar pak kohë më parë, ndërsa gjatë asaj periudhe po kryente ndërtime në zonën e Gjirit të Lalzit.

Zona të tjera, për të cilat janë denoncuar disa raste abuzimesh me pronat, janë edhe në Hamallaj, Rrushkull, Ishëm si dhe në zonat përreth. Sikurse bëjnë me dije të njëjtat burime, prokuroria ka tentuar të marrë në pyetje punonjës të institucioneve të lartpërmendura, me qëllim zbardhjen e abuzimeve që janë bërë me këto toka aq të lakmuara, por një pjesë e mirë e tyre nuk janë mundur të gjenden.

Bëhet fjalë për rreth 30 punonjës të Hipotekës dhe ALUIZNI-t në periudhave të ndryshme, të cilët janë vënë në shënjestër nga organi i akuzës. Policia e Durrësit bën me dije se pranë këtij institucioni ende nuk kanë mbërritur urdhër-arreste, megjithatë, hetimet që po zhvillohen në mënyrë intensive janë shtrira në kohë, por edhe gjeografikisht.

Dyshohet se zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Lartë të Hipotekës dhe ALUIZNI-t kanë tjetërsuar një sërë pronash dhe truall në zonën e Gjirit të Lalzit, Hamallaj, etj, me qëllim dhënien e tyre personave të tretë. Ajo që përflitet ka të bëjë më shumë me sipërfaqe toke në bregdet të dhëna me dokumente jo të rregullta.

Kujtojmë që pak ditë më parë u arrestua kryebashkiaku i Lezhës, Frrokaj i akuzuar për tjetërsim pronash së bashku me 12 zyrtarë të tjerë, por më pas u lirua dhe po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa 11 zyrtarë janë në kërkim.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hajro: 27/03/2018 16:30

    Goxha denime hajdutet e vertete dolen te pafajshem. Ne fillim dolen ne kerkim hajdutet e vertete me pas ju hoqen emrin nga dosja tani denuan varfanjaket qe ato hektare nuk besoj ti dine dhe ne harte ku jane. Ketu duhen denuar prokuroret te paret tamam ceshtje per veting

    Përgjigju
  • BRSS: 26/03/2018 19:30

    ATA QE KANE TJETERSUAR PRONAT JANE POLITIKANET NE GJIRIN E LALZIT LIKJA SALA DHE TE GJITHE MINISTRAT NGA TE DY KRAHET TE GJITHE TE ARRESTOHEN ,NGA KUSH I KAN BLERE DHE ME ÇFARE LEKESH SE VETEM MOBILIMET KANE BERE NGA 300 €KU I KAN GJETUR LEKET

    Përgjigju
  • populli: 26/03/2018 17:04

    Per cfar arrestimesh behet fjale per ato te tipit katundar ne Lezhe .Kryetari i bashkise ne arrest shtepije merr pagen e ngrohet ne djell,ndersa dy sklleverit e tije bejn burge.Kjo puna e arrestimeve ne kerkim te peshqeve te medhej,eshte shum zhurme por hicgje.Keshtu thonte dhe filozofi i madh Kanti.Levizja gjithca.Qellimi asgje.Te naroje vetingu,rama,basha e berisha.Ky popull po genjehet cdo dite, me lajka e premtime, duke ja fute sa krahu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët